Bota

Brexit po ndodh!/ Parlamenti i Britanisë së Madhe ratifikon marrëveshjen e Boris Johnsonit për dalje nga BE

Parlamenti britanik më në fund aprovoi Brexitin të enjten, duke hapur rrugën që Britani të bëhet vendi i parë që largohet nga BE-ja, duke marrë parasysh që afati i fundit është vendosur 31 janari i vitit që vjen.
Featured image of article: Brexit po ndodh!/ Parlamenti i Britanisë së Madhe ratifikon marrëveshjen e Boris Johnsonit për dalje nga BE Boris Johnson

BRITANI E MADHE- Parlamenti i Britanisë së Madhe ka ratifikuar marrëveshjen e Boris Johnson për nxjerrjen e vendit nga Bashkimi Europian. Me 330 vota pro dhe 231 kundër, duke i thënë fund tre viteve debatesh politike pas referendumit të vitit 2016.

Parlamenti britanik më në fund aprovoi Brexitin të enjten, duke hapur rrugën që Britani të bëhet vendi i parë që largohet nga BE-ja, duke marrë parasysh që afati i fundit është vendosur 31 janari i vitit që vjen.

Kjo ishte mundësia e fundit që deputetët të refuzonin projektligjin para se të dërgohej në Dhomën e Lordëve.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej disa vitesh, Mbretëria e Bashkuar “çalon” me politikat e ndjekura ndaj Brexit. Pas referendumit të popullit që vendosën “pro” largimit nga BE, Anglia ka ndryshuar tre kryeministra. Menjëherë pas referendumit u largua James Camerun, me më pas posti i kaloi Theresa May.

Johnson nuk arriti të nxirrte Britaninë e Madhe nga BE më 31 tetor ashtu siç u premtua, dhe vendi iu nënshtrua zgjedhjeve, të cilat gjithashtu u fituan nga konservatori. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment