Bota

Brexit/ Parlamenti britanik pritet të pezullohet, deputetët votojnë sërish propozimin e zgjedhjeve të parakohshme

Pezullimi 5 javor i parlamentit britanik do të nisë më vonë pasi pritet që deputetët të refuzojnë përsëri thirrjet e qeverisë për zgjedhje të parakohshme.
Featured image of article: Brexit/ Parlamenti britanik pritet të pezullohet, deputetët votojnë sërish propozimin e zgjedhjeve të parakohshme Boris Johnson

BRITANI E MADHE- Deputetët e opozitës konfirmuan që ata nuk do të mbështesin presionin për një votim në 15 tetor, teksa këmbëngulin se ligji që bllokon Brexit-in pa marrëveshje duhet të zbatohet së pari.

Ministrat kanë thënë se ata do të testojnë atë që kërkon ligji, që pritet të marrë miratimin përfundimtar të hënën, prej tyre.

Në një kohë që Kryeministri britanik Boris Johnson është paralajmëruar se ai mund të përballet me shtetin, për ndalimine tij.

Qeveria e ka përshkruar ligjin, i cili do ta detyronte kryeministrin të kërkonte një vonesë në Brexit-it nëse deputetët nuk e kanë aprovuar një marrëveshje të re ose asnjë marrëveshje deri më 19 tetor. “Doëning Street” konfirmoi se pezullimi i pritshëm i Parlamentit deri më 14 tetor do të fillojë në fund të seancës të së hënës.

Kjo do të thotë që deputetët nuk do të kenë një tjetër shans për të votuar në zgjedhjet e parakohshme.

Burimi:  BBC 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment