Bota

BREXIT/ Në Samitin e BE në Bruksel liderët evropianë do të diskutojnë për buxhetin 7-vjeçar dhe zgjerimin e Ballkanit Perëndimor

Franca aktualisht kundërshton, si dhe konfliktin përshkallëzues në krahun juglindor të bllokut, që përfshin Turqinë dhe Sirinë.
Featured image of article: BREXIT/ Në Samitin e BE në Bruksel liderët evropianë do të diskutojnë për buxhetin 7-vjeçar dhe zgjerimin e Ballkanit Perëndimor Johnson, Merkel dhe Macron

BRUKSEL- Liderët evropianë janë mbledhur për një samit dy-ditor në Bruksel ditën e djeshme dhe sot, më datë 17-18 tetor për të diskutuar rreth çështjes së Britanisë. Pra si do të veprohet në momentin kur Britania e Madhe do të largohet nga blloku.

Pavarësisht pritjeve kaq të gjata, si nga ana  e BE-së edhe  e Anglisë, ditën e djeshme u arrit një marrëveshje u arrit brenda brenda pak orëve, ku  vendet anëtare e miratuan shumë shpejt, megjithëse kjo marrëveshje është akoma një subjekt për t’u miratuar në parlamentin e Britanisë.

Udhëheqësit do të diskutojnë  edhe ditën e sotme mbi buxhetin shtatëvjeçar të BE-së për 2021-27 dhe perspektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, për të cilin Franca aktualisht kundërshton, si dhe konfliktin përshkallëzues në krahun juglindor të bllokut, që përfshin Turqinë dhe Sirinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë ky samit do t’i japë një shans edhe Presidentit francez Emmanuel Macron të riafirmojë ambicien e tij të udhëheqjes dhe të përpiqet të paraqesë një axhendë më të zgjuar për reformën në bllok, ku nga ana tjetër përballet me kundërshtimin e disa vendeve të BE dhe grupeve politike.

Burimi: Euractiv

A.C/Dosja.al

Shto Koment