Bota

Brexit/ Johnson: Ne mund të bëjmë një marrëveshje nëse BE është e gatshme

Bisedimet do të rinisin të hënën pasi të dy palët përpiqen të gjejnë një marrëveshje të re në kohë për samitin e liderëve evropianë në 17 dhe 18 tetor.
Featured image of article: Brexit/ Johnson: Ne mund të bëjmë një marrëveshje nëse BE është e gatshme Boris Johnson

BRITANI E MADHE- Boris Johnson ka pohuar se propozimet e tij për Brexit kanë marrë mbështetje në Parlament, pasi ai i kërkoi BE-së të bënte kompromis.

Përpara një samiti të rëndësishëm ai këmbënguli se një marrëveshje e rishikuar ishte e mundur “nëse BE është e gatshme”.

Sekretari i Brexit, Stephen Barclay i kërkoi BE që të intensifikojë negociatat për planet e MB.

Bisedimet do të rinisin të hënën pasi të dy palët përpiqen të gjejnë një marrëveshje të re në kohë për samitin e liderëve evropianë në 17 dhe 18 tetor.

Por marrëveshjet për parandalimin e një kufirit në ishullin e Irlandës vazhdojnë të jenë një prej çështjeve që e pengon në BE, pasi kërkon ndryshime thelbësore në propozimet e fundit të Britaninë e Madhe.

Barclay ka thënë për BBC tha se negociatat më të avancuara do të duhet të fillojnë në ditët e ardhshme për një marrëveshje e cila mendohet të arrihet përpara afatit aktual Brexit të 31 tetorit.

Kryeministri irlandez Leo Varadkar tha se ai besonte se një marrëveshje ishte e mundur, por tha se propozimet e tanishme nuk shkojnë aq sa duhet.

Barclay tha se bisedimet po zhvillohen me Laborin dhe deputetët e tjerë të opozitës që synojnë të sigurojnë mbështetjen e tyre për një marrëveshje të re.

Ai tha se ministrat po “konsideronin” idenë për të hedhur në votim propozimet e reja të Kryeministrit për të testuar mbështetjen e BE-së para 31 tetorit.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment