Bota

‘Brexit’/ Britania zgjedhje të parakohshme në dhjetor, deputetët janë dakord, pritet “ok” nga Lordët

Ligjvënësit britanikë votuan që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas ngërçit të krijuar nga BREXIT, por tashmë çdo gjë pritet të miratohet nga Dhoma e Lordëve.
Featured image of article: ‘Brexit’/ Britania zgjedhje të parakohshme në dhjetor, deputetët janë dakord, pritet “ok” nga Lordët Foto ilustruese

ANGLI- Mbretëria e Bashkuar pritet të zhvillojë më 12 dhjetor zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ligjvënësit britanikë votuan që vendi të shkojë në zgjedhje të reja pas ngërçit të krijuar nga BREXIT, por tashmë çdo gjë pritet të miratohet nga Dhoma e Lordëve.

Deputetët votuan me 438 me 20 për të pasur zgjedhje para Krishtlindjeve në atë që pritet të jetë konkursi më i paparashikueshëm në një gjeneratë dhe sondazhi i parë i dhjetorit që nga viti 1923.

Nëse Dhoma e Lordëve e kalon projektligjin, parlamenti do të shpërndahet të Mërkurën e ardhshme për një fushatë të shkurtër prej pesë javësh.

Pasi Johnson nuk arriti të nxirrte Britaninë e Madhe nga BE më 31 tetor ashtu siç u premtua, linja kryesore e betejës do të “udhëhiqet” nga Brexit. Konservatorët do të bëjnë fushatë për ta bërë Brexit-in realitet dhe duke bërë për thirrje për mbështetje ndaj Johnson-it, ndërsa Laboristët premtojnë një referendum të dytë për t’i lënë njerëzit të rizgjidhin.

Prej disa vitesh, Mbretëria e Bashkuar “çalon” me politikat e ndjekura ndaj Brexit. Pas referendumit të popullit që vendosën “pro” largimit nga BE, Anglia ka ndryshuar tre kryeministra. Menjëherë pas referendumit u largua James Camerun, me më pas posti i kaloi Theresa May. As ajo, e as pasuesi i saj Boris Johnson, nuk i dhanë zgjidhje çështjes së Brexit duke bërë që një pjesë e mirë e politikës të kërkojnë një referendum të dytë.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment