Bota

BREXIT/ Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen do të takohen javën e ardhshme për të vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshje

Ky lajm është bërë i ditur, pas një bisede telefonike 90-minutshe midis dy vendeve.  Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët, ata kanë thënë se kushtet për një marrëveshje nuk janë krijuar
Featured image of article: BREXIT/ Boris Johnson dhe Ursula von der Leyen do të takohen javën e ardhshme për të vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshje Boris Johson dhe Ursula Von de Leier

BRITANIA E MADHE-Kryeministri, Boris Johnson do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për t’u takuar me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në përpjekje për të arritur një marrëveshje pas Brexitit. Sipas mediave ky lajm është bërë i ditur, pas një bisede telefonike 90-minutshe midis dy vendeve. Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët, ata kanë thënë se kushtet për një marrëveshje nuk janë krijuar.

“Dallimet të mëdha vazhdojnë të jenë pengesë në fushën e peshkimit, rregullave për konkurrencë mes bizneseve dhe qeverisjes së çfarëdo marrëveshjeje. Ne u kemi kërkuar shefave tanë negociatorë dhe ekipeve të tyre që të përgatisin një përmbledhje të dallimeve që do të diskutohen në takimin me prani fizike në Bruksel në ditët në vijim,”-janë shprehur liderat.

Një burim brenda qeverisë britanike ka paralajmëruar se arritja e marrëveshjes nuk është e mundur, pas një bisedës telefonike mes von der Leyen dhe Johnson.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Bisedimet janë në të njëjtën pikë sikurse kanë qenë të premten. Nuk është arritur përparim i dukshëm”, ka shtuar burimi.

Shefi negociator i Bashkimit Evropian, Michel Barnier dhe homologu i tij britanik, Frost janë bllokuar në bisedime intensive gjatë javës së kaluar për shkak të infektimit me Covid-19, teksa afrohet afati i fundit për arritje të një marrëveshje. Dy negociatorët do të takohen gjatë kësaj jave. Nëse nuk arrihet dhe ratifikohet një marrëveshje deri më 31 dhjetor, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian mund të aplikojnë tarifa në mallrat e njëra-tjetrës. Ndërkohë, vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja, 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​

(k.a/dosja.al)

Shto Koment