Bota

Brexit/ Barclay: Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe ndajnë qëllimin e përbashkët

Të enjten, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se një marrëveshje e re e Brexit-it mund të arrihet deri në 31 tetor.
Featured image of article: Brexit/ Barclay: Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe ndajnë qëllimin e përbashkët Stephen Barclay, sekretari i Brexit

BRITANI E MADHE- Sekretari i Brexit, Stephen Barclay ka thënë që Britania e Madhe  dhe BE kanë një “qëllim të përbashkët” për të arritur një marrëveshje të re tërheqjeje, pas një takimi në Bruksel me kryenegociatorin e BE Michel Barnier.

Ai tha se ata kishin pasur diskutime mjaft serioze dhe gjërat po ecnin përpara me vrull.

Barnier tha se ai kishte qenë një takim i përzemërt, por shumë punë duhet të bëhen brenda ditëve të ardhshme.

Afati i fundit për Mbretërinë e Bashkuar për të dalë nga BE është 31 tetori.

Të enjten, Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se një marrëveshje e re e Brexit-it mund të arrihet deri në këtë datë.

Kryeministri Boris Johnson tha se po bëhej njëfarë përparimi lidhru me këtë çështje, megjithëse ishte e rëndësishme të mos ekzagjerohet shumë.

Por Ministri i Jashtëm irlandez Simon Coveney  ka thënë ditën e sotme për BBC se kishte një hapësirë të gjerë mes Anglisë dhe BE, ku Brukseli akoma është në pritje  për propozime serioze nga Londra.

Ishte një pikë kryesore në përpjekjet e ish-kryeministres  Theresa May për ta detyruar Parlamentin të mbështesë marrëveshjen e saj të tërheqjes, e cila u refuzua tre herë nga deputetët.

Johnson, i cili ka thënë se dëshiron të largohet nga BE, mundësisht me një marrëveshje, deri më 31 tetor, i ka kërkuar BE-së që të heqë dorë. Por BE ka kërkuar propozime alternative të hollësishme.

Johnson dhe Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk gjithashtu pritet të zhvillojnë bisedime kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zhvillohet në Neë York javën e ardhshme.

Barclay tha se: Qëllimi që të dy palët kanë për të arritur një marrëveshje dhe kjo është ajo që ne po punojmë shumë për të siguruar.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment