
LEZHË– Një banore e lagjes “Gurrë” ka treguar se ka dëgjuar breshërinë e armëve mesditën e sotme.
Në një prononcim për ReportTV, banorja tha se është frikësuar shumë kur dëgjoi të shtënat me armë, pasi nuk ka ndodhur më herët ndonjë ngjarje e tillë në këtë lagje.
“U ndjenë në këtë krah. Isha jashtë vetëm në oborr. U frikësova shumë jam bërë e zverdhur dyllë, në këtë lagje nuk ka bërë vaki. U dëgjuan tre a katër të shtëna. Më kapën të dridhurat thashë se çfarë ndodhi,”- tha banorja.

Të shtënat me armë u dëgjuan mesditën e sotme. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga të shtënat me armë zjarri apo jo, ndërkohë që policia vijon kontrollet.
(f.m/dosja.al)