Aktualitet

Breshëri automatiku ndaj shqiptarit, arrestohen dy persona në Greqi, si u larguan me skuter nga vendngjarja

Dy persona janë arrestuar pasi kanë vrarë me breshëri automatiku një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Mykonos në Greqi.
Featured image of article: Breshëri automatiku ndaj shqiptarit, arrestohen dy persona në Greqi, si u larguan me skuter nga vendngjarja Ishulli i Mykonos

GREQI– Dy persona ende të paidentifikuar janë arrestuar sot nga oficerë të policisë greke në ishujt Syros dhe Ios, pasi akuzohen për vrasjen e një shqiptari që punonte në dyqan frutash në ishullin Mykonos.

Sipas burimeve te mediave vendase, kur viktima po shkonte me një furgon në Vothonas, dy persona me një motor skuterët iu afruan atij dhe e goditën me breshëri automatiku.

Viktima u dërgua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore Mykonos për të marrë ndihmën e parë dhe u transferua pastaj në një spital në Atikë, ku edhe humbi jetën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në prangat e policisë greke ka rënë një 56-vjeçar vendas dhe një i huaj 21 vjeçar, të cilët u arrestuan në Syros dhe Ios. Gjatë kontrolllit të tyre iu konfiskuan dhe cigare me kanabis. 

Mediat raportojnë se shqiptari është i njohur në Shqipëri pasi që në vitin 2013 ai u akuzua për përfshirje në trafikun e drogës dhe u arrestua. Viktima rifitoi sërish lirinë duke u larguar nag burgu në vitin 2015 dhe u kthye në Mykonos.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment