Aktualitet

Brenda e mumifikuar me vaj e uthull ishte Anisa, PAMJE brenda shtëpisë së familjes Josifi. Mbanin varur në mur FOTO të hershme, banesa e mbushur me libra fetarë

VIDEO
Në mur janë varur disa foto bardhë e zi, në krah të djathtë është një portret i vjetër i kryefamiljarit të ndjerë Llukë Josifit, i cili ka ndërruar jetë duke u hedhur nga lartësia disa vite më pare.
Featured image of article: Brenda e mumifikuar me vaj e uthull ishte Anisa, PAMJE brenda shtëpisë së familjes Josifi. Mbanin varur në mur FOTO të hershme, banesa e mbushur me libra fetarë Pamje nga banesa

TIRANË– Dikur një banesë e fortifikuar, sot dyert dhe dritares e shtëpisë ku banonin tre gratë e Josifit janë hapur. Nga dritarja e ballkonit, duket një pjesë e murit të shtëpisë, ku prej vitesh jetonin Zhaneta, Anisa dhe Blerta.

Në mur janë varur disa foto bardhë e zi, në krah të djathtë është një portret i vjetër i kryefamiljarit të ndjerë Llukë Josifit, i cili ka ndërruar jetë duke u hedhur nga lartësia disa vite më pare. Ndërsa krah fotos së tij, ndodhet një shkrepje e Zhanetës, bashkë me të bijat foshnje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa brenda banesës së tyre, u gjetën edhe mjaft fletëpalosje me përmbajtje fetare si edhe Bibla.

Mbrëmjen e djeshme Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, u gjetën pajetë në apartamentin e tyre në Kombinat. Vajza tjetër Blerta u gjet gjallë dhe ndodhet në spital. Dyshohet se të treja kanë kryer vetëvrasje, pasi besonin se do të ringjalleshin sipas sektit në të cilin bëjnë pjesë, “Dëshmitarët e Jehovait”. Anisa kishte 15 muaj që kishte vdekur dhe e ëma me të motren e lyenin me vaj e me uthull që të mos dekompozohej dhe të mos ndihej era. Pesë vite më parë, familja Josifi kishte humbur kryefamiljarin.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment