Aktualitet

Brenda çadrave në Qafzës të Korçës, dyshekë mbi barishte, lagështirë dhe mungesë higjiene, banorët me sytë nga shteti (VD)

  • Tërmetet në Korçë/ Rama iu premtoi rindërtimin e shtëpive nga e para, banorët ankohen për kushtet në çadra
  • Dyshekë mbi barishte, lagështirë dhe mungesë higjene dhe banjosh. Këto janë disa nga pamjet brenda çadrave në Floq dhe Qafzës të Korçës, ku janë strehuar banorët e prekur nga tërmetet. Ata janë me shpresën se do të largohen sa më shpejt nga ky strehim që në fakt nuk përmbush as kushtet minimale.
    Përditësuar:

    Korçë- Qytetarët e Korçës  javët e fundit janë tronditur nga lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmeteve. Banorët e fshatrave Floq, Qafzës dhe Vidohovë humbën shtëpitë dhe tashmë kanë ngelur në qiell të hapur. Rreth 200 banorët i mbajnë sytë nga shteti për të marrë ndihmë pasi tashmë kanë ngelur pa asgjë. Rreth 70 prej tyre  janë strehuar në çadra që ndodhen në fshatin Floq të Korçës.  Kryeministri Edi Rama iu ka premtuar atyre se shtëpitë do të ndërtohen brenda verës.

    Por si është realisht gjendja e tyre? 

    Dosja.al ka siguruar pamje nga brenda çadrave të ushtrisë në Qafzës dhe Floq ku janë strehuar banorët. Siç shihet qartë edhe në pamjet e mëposhtme dyshekët ku flenë banorët janë vendosur në tokë, mbi barishte, ku nuk mungon edhe lagështira. Theksojmë se temperaturat gjatë natës janë  të ulëta, lagështira prezente dhe ka mungesa higjienës ua bëjnë jetën shumë të vështirë banorëve.

    Një problem tjetër është se në një çadër janë strehuar mbi 10 banorët, të cilët flenë të shtretër të përbashkët. Po kështu ka vetëm dy banjo, të cilat ndodhen pak larg çadrave, të cilat janë të pamjaftueshme për këtë numër banorësh.

    Banorët janë me shpresën se do të largohen nga më shpejt nga strehimi, që në fakt nuk plotëson kushtet minimale.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment