Politike

Bregu denoncon Veliajn: Vijon të shkelë Kodin Zgjedhor, përdor faqen e Bashkisë Tiranë në funksion të propagandës partiake

Krah statusit, Bregu ka publikuar edhe pikën e Kodit Zgjedhor që nuk të lejon të përdorësh burimet publike në shërbim të subjekteve zgjedhore.
Featured image of article: Bregu denoncon Veliajn: Vijon të shkelë Kodin Zgjedhor, përdor faqen e Bashkisë Tiranë në funksion të propagandës partiake Vojo Bregu dhe Erion Veliaj

TIRANË– Koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Vorën, Vojo Bregu ka denoncuar sërish kryebashkiakun Erion Veliaj, në një postim në faqen e tij në Facebook, Bregu shkruan se Veliaj vijon të shkelë Kodin Zgjedhor pasi ka vënë vënë ëebsite-n zyrtar të Bashkisë Tiranë, si aset i një organi publik, në funksion të propagandës partiake.

Krah statusit, Bregu ka publikuar edhe pikën e Kodit Zgjedhor që nuk të lejon të përdorësh burimet publike në shërbim të subjekteve zgjedhore.

“Erion Veliaj vijon të shkelë Kodin Zgjedhor, duke vënë ëebsite-n zyrtar të Bashkisë Tiranë, si aset i një organi publik, në funksion të propagandës partiake. Veliaj ka treguar në vazhdimësi se është një shkelës i rregullt i këtij kodi në kohë fushate, siç ështe vërtetuar nga gjobat e KQZ-së, pas denoncimeve të Levizjes Socialiste për Integrim, por edhe nga raportet e instituteve të pavarura siç është Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit SETA. I bëj thirrje Erion Veliajt të ndalojë abuzimin me asetet publike dhe organeve përkatëse të marrin masa kundër këtij shkelësi të përsëritur. p.s. dhe të mos dalë natën se tironsit thonë “Nota osht e huja”,”- shkruan Bregu.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment