Sport

Brdariç: “Për ne çdo ndeshje, si një finale. Nuk ka rëndësi kundërshtari”

“Ne nuk kemi pretendime momentale dhe duhet të presim edhe 6-7 muaj të tjerë për të parë fundin. Nuk duam të themi ekipi do të shkojë këtu apo aty. E rëndësishme është që ekipi e do lojën e bukur dhe do të vazhdojmë të luajmë kështu vazhdimisht"
Featured image of article: Brdariç: “Për ne çdo ndeshje, si një finale. Nuk ka rëndësi kundërshtari”

SHKODER – Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç, në konferencën për shtyp para ndeshjes të së mërkurës ndaj Apolonisë në transfertë, ka folur për humbjen e pësuar kundër Laçit dhe më pas edhe atë të radhës me Apoloninë. Në Shkodër, Kupat e Europës i shikojnë detyrim, por gjermani nuk dëshiron të shohë më larg se ndeshja e radhës.

“Kemi bërë një analizë të gjatë të ndeshjes me Laçin dhe kemi dalë në konkluzionin se nëse duam të arrijmë diçka, nuk duhet t’i përsërisim sërish ato gabime.  Ajo humbje nuk ishte një gjë e mirë dhe gjatë analizës e kam konstatuar tek të gjithë keqardhjen e asaj që nuk bënë si duhet gjërat. Humbja ndihet dhe është normale, por prej saj duhen nxjerre mësimet për të ardhmen. Duhet të reagojmë menjëherë për të kthyer situatën në favorin tonë”, tha fillimisht tekniku gjerman para gazetarëve, ndërsa më pas u pyet për ndeshjen me fierakët dhe iu kujtua se ata janë të fundit në renditje.

Kundërshtari? “Për ne çdo ndeshje luhet si një finale. Nuk ka rëndësi se kundërshtari i radhës është në vendin e fundit, pasi dikush duhet të jetë edhe në atë vend. Ne do të luftojmë e punojmë për të marrë një rezultat sa më pozitiv, njëlloj sikur të ishim duke luajtur ndaj ekipit më të mirë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presion për Europën? “Jam shumë serioz në punën time dhe gjithmonë kam deklaruar se shoh nga ndeshja në ndeshje. Humbëm me Laçin dhe e analizuam atë. Kemi për të patur ndeshje të tjera shumë më të forta, por fokusi jonë duhet të jetë gjithmonë aty. Ne nuk kemi pretendime momentale dhe duhet të presim edhe 6-7 muaj të tjerë për të parë fundin. Nuk duam të themi ekipi do të shkojë këtu apo aty. E rëndësishme është që ekipi e do lojën e bukur dhe do të vazhdojmë të luajmë kështu vazhdimisht”.

Mungesat? “Na mungojnë Imami e Krymi, por kemi lojtare të tjerë që do të luajnë. Janë lojtarë krejt seriozë dhe nuk shohim ndonjë diferencë të madhe mes tyre. Prandaj do t’i zëvendësojnë pa asnjë problem,”- shpreh në fund trajneri i shkodranëve Brdariç.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment