Sport

Brdariç: “Ne jemi të gatshëm për fitore, do të flasim pas ndeshjes”

“Është ndeshja e parë e sezonit jashtë, pas sukseseve kemi shumë pritshmëri. Duhet të vijojmë me këtë atmosferë pozitive. Askush nuk e priste që të merrnim tri fitore në fillim të sezonit”
Featured image of article: Brdariç: “Ne jemi të gatshëm për fitore, do të flasim pas ndeshjes”
Përditësuar:

SHKODER – Trajneri kroato-gjerman Tomas Brdaric ka arritur rezultate mjaft të mira në tri ndeshjet e para të Superiores. Nesër Vllaznia e tij do provojë forcat e saj në Durrës përballë Teutës, pretendente për titullin.

Numri një i shkodranëve, ka dalë sot në konferencën për shtyp para ndeshjes dhe ka folur për situatën pas fitores ndaj bardhebluve, si dhe për gjendjen e skuadrës shkodrane para duelin të vështirë ndaj durrsakëve, që udhëhiqen nga shkodrani Edi Martini.

Triumfi ndaj Tiranës? “Kemi marrë shumë përfitime nga ndeshja e fundit. Kemi shumë punë për të bërë dhe duhet të vijojmë me përgatitjet për të bërë mirë. Për ne dhe për zonën e Shkodrës, ishte një ndeshje e mirë. Duhet ta dimë sesi do ta përdorim këtë rezultat. Ne e dimë se nga vijmë. Është ndeshja e parë e sezonit jashtë, pas sukseseve dhe kemi shumë pritshmëri. Duhet të vijojmë me këtë atmosferë pozitive dhe askush nuk e priste që të merrnim tri fitore në fillim të sezonit”.

Grupi? “Fokusi është nesër. Jemi mirë dhe të plotësuar. E dimë se për ne do jetë sfidë e vështirë. Mbyllëm kapitullin me Tiranën dhe të mendojmë për nesër”.

Presioni? “Është mirë të ketë tension dhe presion. Është ai që na mban të fokusuar. Duhet të shkojmë te suksesi dhe jo të kemi frikë nga ajo që na pret”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Barazimi? “Gjithmonë kjo pyetje. Ne jemi të gatshëm të shkojmë për fitore. Është ndeshja parë në transfertë dhe do të flasim pas ndeshjes”.

Objektivi? “Ne kemi ndërtuar një Vllazni të re dhe nuk jemi të kënaqur me pak. Duhet të vijojmë në këtë rrugë dhe të besojmë se me uri në fushë të luajmë për të fituar. Çdo sukses ka çmimin e vet. Duhet të kemi motivim dhe të rritemi si ekip”.

Edi Martini? “Jam në kontakt me të, kam marrëdhënie të mira dhe ai do të ketë sukses te Teuta. Jam këtu të stërvis lojtarët e mi për të fituar”,- ka përfunduar tekniku kroato-gjerman.

Nesër, në orën 16:45, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, Teuta do të përballet me Vllazninë, në kuadër të javës së 4-të të Kampionatit të 82-të të Superiores.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment