Sport

Brdariç: “Fitore e mrekullueshme, me fat që mbijetova nga festa”

“Ky klub në vitet e fundit ka pasur vështirësi dhe në këtë moment duhet të shijojmë suksesin dhe nuk dua të flas më shumë për të ardhmen”.
Featured image of article: Brdariç: “Fitore e mrekullueshme, me fat që mbijetova nga festa”

SHKODER – Trajneri gjerman Tomas Brdariç e pranon se fitorja e Vllaznisë “in extremis” ndaj bardhebluve të Tiranës ishte një mrekulli, por kuqeblutë bënë gjithçka për ta merituar suksesin.

“Ishte mrekulli, por ne dhamë maksimumin për t’ia arritur dhe në fund janë detajet ato që vlejnë. Jam me fat që mbijetova nga festa me lojtarët te goli i tretë”.

Golat e pësuar? “Jemi duke ndërtuar një skuadër dhe patjetër që ka vend për përmirësime. Duhet që të jemi mirë edhe në tranzicion, jo vetëm në sulm”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Afrimi i Dungës? “Kemi folur dhe e kemi vendosur së bashku. Dikush duhet të bënte hapin e parë. Jam i lumtur që shënoi dhe na dha tri pikët. Tani le të shkojë në kishë edhe të lutet, sepse ka bërë mire”.

Objektivi i Vllaznisë? “Ndeshja e sotme ishte e rëndësishme për të gjithë dhe jam i vetëdijshëm se çfarë do të thotë kjo ndeshje. Ky klub në vitet e fundit ka pasur vështirësi dhe në këtë moment duhet të shijojmë suksesin dhe nuk dua të flas më shumë për të ardhmen”.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment