Sport

Brdariç: “Duhet të mësojmë prej çdo momenti, do të kemi edhe ulje-ngritje”

Nesër, në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të presë Kastriotin, për javën e 16-të të kampionatit të Superiores
Featured image of article: Brdariç: “Duhet të mësojmë prej çdo momenti, do të kemi edhe ulje-ngritje”

SHKODER – Konferenca e shtypit në kampin shkodran për ndeshjen ndaj Kastriotit, ka nisur me një urim për trajnerin Thomas Brdariç, i cili kishte përvjetorin e 46-të të lindjes së tij. Tekniku gjerman, ndërsa ka falenderuar për urimet e marrura, ka theksuar se Vllaznia duhet të marrë fitore bindëse dhe jo “me zemër në dorë”.

Një suprizë për ju nga ana e tifozëve për ditëlindje. Jeni i befasuar?

Faleminderit të gjithëve për urimet, shpresoj që edhe ju të jeni mirë. Ju duhet të besoni dhe ju falenderojmë për bashkëpunimin që keni me ekipin.

Do të ishte bukur të festohej me fitore ndaj Kastriotit…

E rëndësishme është që jemi të gjithë të shëndetshëm. Është e rëndësishme që shëndeti të jetë primar, sepse shumë veta kanë humbur jetën në këtë periudhë pandemie. Nëse jemi mirë, çdo gjë tjetër rregullohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vllaznia i ka bërë keq shpeshherë ndeshjet “e lehta”…

Ne duhet të mësojmë prej çdo momenti. Kanë ikur 15 javë dhe do të kemi ulje-ngritje. Duhet të mësojmë prej këtyre situatave dhe t’i kalojmë.

Nesër, në orën 16:45, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të presë Kastriotin, për javën e 16-të të Superiores. Kujtojmë që krutanët renditet në vendin e shtatë me 17 pikë të grumbulluara, ndërsa shkoranët, sikur dihet, udhëheqin renditjen me 35 pikë.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment