Sport

Brazili s’zhgënjen në përballjen me Perunë, fiton kupën e 9-të të Amerikës me 10 lojtarë (VIDEO)

Skuadra e Tites fiton me rezultatin 3-1 trofeun e 9-të të Kupës së Amerikës.12 vite pa trofe Brazili triumfon bindshëm me lojë dhe me rezultat.
Featured image of article: Brazili s’zhgënjen në përballjen me Perunë, fiton kupën e 9-të të Amerikës me 10 lojtarë (VIDEO) Kombëtarja e Brazilit

BRAZIL- U luajt finalja e Kupës së Amerikës,  Brazili nuk zhgënjen  pas 12 vitesh me trofe. Nuk parashikohej që Peruja të surprizonte përballë Brazilit.

Skuadra e Tites fiton me rezultatin 3-1 trofeun e 9-të të Kupës së Amerikës. 12 vite pa trofe Brazili triumfon bindshëm me lojë dhe me rezultat, serinë e golave e hapi Everton në minutën e 15-të.

Në minutën e  44 surprizon të gjithë duke vendosur baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë Guerreros. Festë që nuk i zgjati shumë pasi për Brazilin shënon në minutën  45+3 me Gabriel  Zhezus.

Goli i i sulmuesit të Perusë “dogji” rekordin e Brazilit për të fituar pa pësuar asnjë gol të vetëm gjatë gjithë kompeticionit për Kupën e Amerikës.

Pjesa e dytë solli vështirësi për Brazilin  në minutën e 70-të. Gabriel Zhezus u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Goli për të vulosur fitoren vjen vetëm në minutën e 90-të sërisht nga pika e bardhë e penalltisë që u ekzekutua nga Riçarlison dhe fillon festa  në stadiumin “Maracana”.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment