Bota

Brazili “pushtohet” nga Covid-19/ Mbi 1 mijë viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Mbi 1 mijë persona kanë vdekur si shkak i koronavirusit në 24 orët e fundit në Brazil.
Featured image of article: Brazili “pushtohet” nga Covid-19/ Mbi 1 mijë viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi

BRAZIL– Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 1.071 të vdekur  duke e çuar numrin në  71.469 numrin total të viktimave që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë qeveria e Brazilit vijon të bëjë thirrje që qytetarët të zbatojnë rregullat në mbrojtjen nga koronavirusi, por ende Brazili renditet si vendi i dytë më i goditur në botë nga Covdid-19.

Gjithashtu rritje të rasteve të reja me Covid-19 po  regjistrohen edhe në Azi, ku ditën e fundit India raporti mbi 30 mijë të infektuar dhe raporti publikuar nga OBSH  po vërtetohet plotësisht që përhapja e virusit po shënon rritje në Azi, Amerikën Latine dhe SHBA.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: TheGuardian  

A.C/Dosja.al 

 

Shto Koment