
Tiranë- Gazetari Telnis Skuqi ka publikuar një foto në Facebook, ku sipas tij në të shfaqen punonjësit e Agjensisë Shtetëtore të Kadastrës në Sarandë, të cilët kanë drekuar jashtë gjatë fundjavës. Siç shihet edhe në foto punonjësit janë duke drekuar në një restorant pranë detit.
“Si do të respektohet urdhëri i kryeministrit këtë vit? Administrata e AKSH-Sarandë nuk i bindet kryeministrit. Bravo djema!”, shprehet gazetari krahas fotos.
Për fundjavën që kaloi, kryeministri Edi Rama njoftoi se aktivitetet që do lejoheshin hapur ditën e shtunën ishin farmacitë dhe dyqanet ushqimore. Sipas tij të dielën të gjithë aktivitetet do ishin mbyllur. Mesa duket urdhit të kryeministrit nuk iu bindën as punonjësit e administratës. Ndërkohë Dosja.al ka raportuar më herët se në jug të vendit qytetarët kanë nisur dhe plazhin.
J.V/Dosja.al