Aktualitet

Brataj thirrje qytetarëve: Kush ka shenja, duhet ta konsiderojë veten të prekur me COVID-19

Brataj u shpreh se rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 gjatë muaj korrik vjen si rezultat i heqjes së masave kufizuese.
Featured image of article: Brataj thirrje qytetarëve: Kush ka shenja, duhet ta konsiderojë veten të prekur me COVID-19 Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në Euronews, Brataj u shpreh se rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 gjatë muaj korrik vjen si rezultat i heqjes së masave kufizuese.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare shtoi se ka ndryshuar dhe sjellja e virusit pasi tashmë nuk shkakton dëmtime ndaj dhe në shumë raste pavarësisht kryerjes së tamponit shumë persona të infektuar rezultojnë negativë.

Nëse virusi nuk kryen dëmtime nuk shfaqen simptoma ndaj edhe po të kryesh testim nuk del pozitiv. Ndaj është shumë e kujdesshme bërja e tamponit pasi një person pozitiv mund të dalë negativ dhe pas kësaj lëviz i lirshëm me këtë argument. Nëse je asimpotomatik është e vështirë që virusi të dalë nga kryerja e tamponit”, Brataj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më tej ai u shpreh se çdo person që ka shenja dhe simptoma duhet ta konsiderojë veten të prekur dhe të ruhet.

Një person që ka shenja dhe simptoma duhet ta konsiderojë veten të prekur dhe duhet të ruajë distancën dhe të mos dalë. Mos bërja e tamponit nuk duhet të justifikoi lëvizjen. Konsideroje veten të infektuar nëse ke shenja dhe ke qenë në kontakt me persona të infektua. Pasi një person mund të ketë ngarkesë të vogël virale, sa që nuk e kap as tamponi”, shtoi ai.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment