LIVE UPDATES
Aktualitet

Brataj jep lajme të mira: Vera e përmirëson bashkëjetesën me Covid-19, u ul numri i telefonatave, numri i të skeduarve dhe

2 Shtator 2020, 18:46 Nga DOSJA
Brataj jep lajme të mira: Vera e përmirëson

TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shkruan se agresiviteti i virusit Covid-19 nuk është më aq i lartë sa në muajt mars-prill, kur nisi edhe pandemia e koronavirusit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Brataj shkruan se sipas tij, temperaturat e larta luajnë një ro ltë rëndëishëm në mënyrën e bashkëjetesës së njerëzve me virusin dhe e bën atë më të lehtë. 

Ai shkruan edhe se është ulur numri i thirrjeve për Covid -19 në këtë periudhë, është ulur numri i skedave të personave me shenja dhe simptomat për tampon, si dhe është ulur numri i vizitave në përgjithësi dhe për Covid në banesë.

Statusi i Bratajt: Kemi nevojë për LAJME TË MIRA!! Interpretim personal!

Para dy javësh bëra share(shpërndarje) të një statusi të Dr. Crisanti, një kolegu italian ku përshkruante se mënyra e hapjes ose lirimit të masave duhej të ishte bërë në mënyrë më graduale. Kjo do të kishte çuar në një kursim jetësh dhe në një numër më të ulët të vdekjeve. Ky material ishte në gjuhën italiane dhe i përkiste Italisë. Dikush e përkëtheu dhe titujt e gazetave bën të vetën duke trumbetuar që Brataj deklaron se në shtator do të kete 1.000-2.000 të infektuar! Kjo nuk është e vërtet sepse siç e thashë më lart i përkiste Italisë dhe jo Shqipërisë dhe nuk ishte shkrimi im por thjesht një shpërndarje, për të kujdesin që duhet treguar hap pas hapi. Tani le të kthehemi te realiteti shqiptar! Kam deklaruar disa herë gjatë muajit korrik dhe gusht se do të kishte rritje të numrit të të infektuarëve, të të sëmurëve dhe vdekjeve gjë e cila tregoi dhe vërtetoi atë që thashë sidomos gjatë dy muajve të fundit. Po ashtu kam deklaruar se detyrimi i maskës në ambientet e mbyllura dhe në transportin publik, respektimi i rregullave të distancës fizike, dhe mos lejimi i shkeljes së këtyre rregullave, do të ndikonte në uljen e infeksionit! Masat ndikuan! Rritja maksimale e infeksionit ka pasur një ecuri tipike sipas datave të hapjes së lirimit të masave. Data e fundit ishte transporti publik, ajo e 17 korrikut. Në javën e tretë pas hapjes pati një rritje të të infektuarëve duke arritur maksimumin në fundin e javës së katërt, tipike e sjelljes së virusit. Infektimi ka qenë në masën 20.6% në muajt korrik dhe gusht por me një pik rreth 30.03 %. Po ashtu vdekshmëria është rreth 3.1%. Pra nuk ka pasur rritje të vdekshmërisë. Kjo tregon se argesiviteti i virusit nuk është i njëjtë me muajt mars-prill.

Numri i të infektuarëve edhe pse u rritën kapacitetet e testimit ka pasur një maksimum deri në 178 të infektuar në ditë dhe vazhdon të jetë më pak se 200! Pra nuk është 1.000-2.000 në ditë!
Është ulur numri i thirrjeve për Covid -19 në këtë periudhë. Është ulur numri i skedave të persona me shenja dhe simptoma për tampon. Është ulur numri i vizitave në përgjithësi dhe për Covid në banesë. Jam shprehur disa herë në lidhje me temperaturat e larta dhe ndikimin e saj në mbijetesën e virusit! Ka pasur dhe ka kritikë që janë gati çdo thënje të ta kujtojnë dhe interpretojnë sipas dëshirës, ta shtrembërojnë informacionin e kështu me radhë. Mjeksia është një shkencë dinamike që ndryshon shumë shpejt, por parimet bazë nuk ndryshojnë. Dihet që viruset janë të ndjeshëm karshi temperaturave të larta, por besoj që edhe ky virus nuk mund të jetë shumë më ndryshe të tjerët! Çfar ka ndikuar? Qëndrimi në ambientet e hapura nuk lejon rritjen e përqindjes së virusit. Sipas meje temperatura e lartë luan një rol të madh në uljen e mbijetesës së këtij virusi dhe uljen e agresivitetit të tij. Ventilimi sidomos në zonat bregdetare ka qënë i rëndësishëm Jam i kësaj ideje sepse po të kemi parasysh lëvizjen e madhe të njerëzve në këto tre muaj nga Tirana, qytete të tjera, Kosova dhe Maqedonia drejt qyteteve bregdetare si: Saranda, Himara, Dhërmiu, Vlora, Durrësi, Lezha, Velipoja e tjer, numri i të infektuarëve, të sëmurëve, të vdekjeve duhet të ishte shumë më i madh sesa numri i të infektuarëve në Tiranë, apo Kosovë! Pra edhe pse ka pasur një numër shumë të lartë të infektuarish dhe bartës të virusit të ardhur në këto zona, nuk kemi rritje të infektuarish, të sëmurësh apo rritje të numrit të vdekljeve në këto qytete. Në këtë periudhë ka shumë të infektuar pa shenja dhe simptoma, siç kemi thënë edhe më pare, ose shenja të lehta për dy-tre ditë. Aparati respirator është më i godituri nga kjo sëmundje. Sëmundja Covid-19 ka ndryshuar mënyrën e shfaqjes së saj, nuk është agresive si në fazën e parë. Kjo duket edhe nga dy qëndrimet që mbajtën shtete të ndryshme në fillim të Pandemisë. Ato që u mbyllën patën dhe kanë më pak vdekje. Ato që nuk bën mbyllje patën dhe kanë një numër më të madh vdekjesh dhe kjo lidhet me agresivitetin e virusit e cila është më e madhe në fazën e parë të infeksionit, asaj të Mars-Prillit. Edhe kjo është tipike e të gjitha viruseve në përgjithësi, të cilët janë agresiv dhe shkaktojnë një infektim dhe përkeqësim të sëmundjeve të tjera dhe vdekshmëri më të lartë në fazën e parë dhe më pak virulent në fundin e sezonit. Ndërsa numri i të infektuarëve në këtë moment nuk ka diferenc të madhe midis këtyre shteteve dhe zgjedhjeve të tyre! Pra përgjigja fillestare ndikoi shumë në numrin e vdekjeve! Imunizimi i tufës midis vendeve që u mbyllë dhe atyre që nuk u mbyllën është i pa përfillshëm! Sars/Cov2 është pjesë e familjes së viruseve dhe sado i ndryshëm që të jetë do ti nënshtrohet rregullave të natyrës. Nuk ka infeksion viral që nuk ka një fillim dhe një fund! Nuk duhet të neglizhojmë në këtë periudhë pasi fillojnë shkollat, ulen teperaturat, rriten kontaktet nëpër lokale të mbyllura e të tjera.
Për këtë arsye. Mbaj maskën në ambjentet e mbyllura. Ruaj distancën fizike. Respekto rregullat e higjenës. Mos lejo të tjerët ti shkelin ato. Së bashku do ja dalim. Dr.Skender Brataj

Ndërkohë sot, ministria lajmëroi se 122 persona të tjerë janë infektuar brenda 24 orëve me Covid-19, ndërsa gjashtë pacientë kanë ndërruar jetë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni