Politike

“Braktisja e tyre është kriminale”, Basha thirrje qeverisë: Po lë emigrantët të bllokuar në Kapshticë, lejo kalimin e tyre

Basha në një reagim e quan çnjerëzore lënien e tyre në mëshirë të fatit dhe një braktisje mizore që përbën një krim të rnëdë.
Featured image of article: “Braktisja e tyre është kriminale”, Basha thirrje qeverisë: Po lë emigrantët të bllokuar në Kapshticë, lejo kalimin e tyre Emigrantët e bllokuar në Kapshticë

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar në Kapshticë, ku disa emigrantë prej 4 ditësh nuk lejohen të futen në Shqipëri. Basha në një reagim e quan çnjerëzore lënien e tyre në mëshirë të fatit dhe një braktisje mizore që përbën një krim të rnëdë.

Më tej kreu i PD i bën thirrje qeverisë që të lejojë kalimin e emigrantëve dhe të merren masa për për transportimin dhe strehimin e tyre.

Është e pafalshme dhe çnjerëzore që prej 4 ditësh dhjetëra nga bashkëqytetarët tanë janë lënë në mëshirë të fatit, në tokë asnjëanëse mes Shqipërisë dhe Greqisë.  Një braktisje e tillë mizore përbën një krim kaq të rëndë, sa asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund ta falë, dhe që një prokurori me një fije integritet nuk mund të mos e hetojë.

I bëj thirrje qeverisë të lejojë këta bashkëqytetarë të hyjnë në atdheun e tyre. Të merren masa për transportin dhe strehimin e tyre në qendrën për karantinim në konvaleshencën e Durrësit. Të bëhet testimi i tyre dhe më pas në varësi të gjendjes shëndetësore të dërgohen pranë shtëpive dhe familjeve të tyre. Braktisja e tyre në këtë kohë të vështirë është e papranueshme, është kriminale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reagimi i Bashës vjen pasi në kufi janë të bllokuar dhjetara emigrantë. Nga 33 persona që prisinin në Kapshticë, 6 prej tyre janë kthyer në Greqi. Ndërsa 10 të tjerë janë lejuar që të hyjnë në territorin e Shqipërisë, pasi kishin marrë leje. 10 të tjerë kanë hyrë në vendin tonë në mënyrë të paligjshme dhe janë gjobitur, për t’u shoqëruar më pas nga Policia për në banesat e tyre, ku edhe do të vetë-karantinohen. Ndërkohë në zonën neutrale kanë mbetur 7 persona të tjerë, të cilët vazhdojnë të presin që të hyjnë në Shqipëri.

Grupi i emigrantëve shqiptarë, prej ditësh në pritje në kufi të vendit. Një tjetër shqetësim i tyri është edhe gjoba që mund të pësojnë pasi kanë kaluar afatin 90 ditor të qëndrimit, dhe mund të gjobiten. Dhe pse Rama u shpreh se asnjë emigrant në Greqi nuk do penalizohet me gjobë, disa prej qytetarëve që kanë kaluar kufirin janë detyruar që të paguajnë 1200 euro.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment