Sport

Braktisi skuadrën pak orë para derbit, Sormani takohet me drejtuesit e Partizanit, zbulohet e ardhmja e teknikut italian

Mësohet se Sormani ka pasur së fundmi një takim me drejtuesit e Partizanit, në mënyrë që të gjejnë gjuhën e përbashkët për një largim nga stoli i skuadrës
Featured image of article: Braktisi skuadrën pak orë para derbit, Sormani takohet me drejtuesit e Partizanit, zbulohet e ardhmja e teknikut italian Adolfo Sormani-Trajner i Partizanit

TIRANËAdolfo Sormani sipas mediave të shkruara nuk do të jetë më trajneri i Partizanit. Aventura e italianit në stolin e kuq zgjati vetëm një sezon dhe arsyeja pse Sormani nuk do të jetë më tekniku i kryeqytetasve lidhet me braktisjen që i bëri skuadrës në derbi. Diçka e tillë la një shije të hidhur  te drejtuesit e klubit, të cilët duket se kanë vendosur ta largojnë nga drejtimi i skuadrës.

Mësohet se Sormani ka pasur së fundmi një takim me drejtuesit e Partizanit, në mënyrë që të gjejnë gjuhën e përbashkët për një largim nga stoli i skuadrës. Asgjë nuk është zyrtarizuar, por Sormanin nuk pritet ta shohim më në drejtim të Partizanit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për 3 ndeshjet e mbetura në kampionat, skuadra do të drejtohet nga Renald Kalari, i cili ishte në stol edhe në derbi, ku Sormani nuk u paraqit.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment