Aktualitet

Braktisi foshnjen në koshin e plehrave, nëna zbulon arsyen: Nuk kisha para për të paguar funeralin

Nëna e cila braktisi foshnjen tek kazani i plehrave ka deklaruar para uniformave blu, se e kishte lindur në muajin e shtatë të pajetë.
Featured image of article: Braktisi foshnjen në koshin e plehrave, nëna zbulon arsyen: Nuk kisha para për të paguar funeralin Kazanët ku u gjet foshnja e pajetë

TIRANË -Një foshnje u gjet e pajetë sot në një kosh mbeturinash në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Nëna e foshnjës, një 32-vjeçare me inicile H.M., u shoqërua nga policia vetëm pak momente më vonë.

Në dëshminë e saj përpara uniformave blu, ajo është shprehur se e kishte lindur foshnjen në muajin e 7-të të vdekur.

E linda në muajin e shtatë të vdekur. Nuk kisha para për të paguar funeralin”, mësohet të ketë thënë 32-vjeçarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një person i cili po mblidhte kanaçe, ka gjetur sot një foshnje të pajetë në një kosh mbeturinash në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Foshnja ishte futur në një kuti kartoni dhe ishte mbështjellë me çarçaf.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment