Bota

Donte të vriste veten se kishte ‘nanizëm’/ Komediani i njohur mbledh 100 mijë dollarë për 9-vjeçarin që tronditi botën: Jam i mahnitur!

Brad Williams, i cili është me të njëjtën sindromë ka dalë në mbështetje të 9- vjeçarit, duke ngritur një faqe për të mbledhur fonde  që të bëjë të mundur udhëtimin e tij në Disneyland.
Featured image of article: Donte të vriste veten se kishte ‘nanizëm’/ Komediani i njohur mbledh 100 mijë dollarë për 9-vjeçarin që tronditi botën: Jam i mahnitur! Djali 9-vjecar dhe Brad Williams

AMERIKË-Video e djalit 9- vjeçar, i cili kërkonte që të vriste veten për shkak se tallej nga shokët e klasës pasi ishte diagnostifikuar me sindromën e “nanizmit”.

Komediani i njohur, Brad Williams, i cili është me të njëjtën sindromë ka dalë në mbështetje të 9- vjeçarit, duke ngritur një faqe për të mbledhur fonde  që të bëjë të mundur udhëtimin e tij në Disneyland.

Brad Williams, i cili është shfaqur në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, ka prezantuar një fushatë të re për t’i ardhur në ndihmë vogëlushit.

“Po e hap këtë fushatë për t’i treguar Quaden se bullizmi nuk do të tolerohet më tek ai dhe se është një qenie e mrekullueshme që meriton vetëm lumturi. Do ta marr Quaden dhe nënën e tij dhe do ju sjell në SHBA, do t’i akomodoj në një hotel të mirë dhe do të shkojnë në Disneyland”– ka shkruar ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Brad Williams

Akoma pa mbushur 24 orë nga hapja e fushatës, njerëzit kanë dhuruar më shumë se 100.000  mijë dollarë. Këtë e ka bërë transparente vetë komediani duke thënë se çdo qindarkë do të jepet për qëllimin që kishin nisur.

“Mbi 100,000 dollarë! Kjo është më e mira e njerëzimit. Unë premtoj se çdo qindarkë e dhuruar do të vihet në përdorim të mirë. Jam i mahnitur”- ka shkruar në postim Brad Williams.

Postimi i Brad Williams

(A.K.Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment