Bota

Brad Pitt i plotëson dëshirën mjekut të njohur amerikan, e imiton atë live, video që ka marrë miliona shikime

Brad Pitt i plotëson dëshirën mjekut të njohur amerikan. Ai ka imituar live ekspertin e sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci.
Featured image of article: Brad Pitt i plotëson dëshirën mjekut të njohur amerikan, e imiton atë live, video që ka marrë miliona shikime Brad Pitt

SHBA– Aktori i njohur, Brad Pitt i ka plotësuar dëshirën ekspertit të sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, duke e imituar atë në emisionin ‘Saturday Night Live” në CNN.  Gjatë imitimit të Faucin, Pitt u mundua që ta zbutë situatën e krijuar nga COVID-19 përmes shakave, ndërkohë bëri të qartë se janë përhapur shumë dezinformata në publik në lidhje me virusin.

“Së pari, unë do të doja të falënderoja të gjitha gratë më të moshuara në Amerikë që më kanë shkruar në postën elektronike, frymëzuese dhe nganjëherë grafike.  Po, Presidenti ka marrë disa liri me udhëzimet tona.”, tha ndër të tjera Pitt teksa imitoi Faucin.

 

Pasi e imitoi, aktori hollivudian hoqi syzet, paruken dhe i dha një mesazh mjekut të njohur, ku u shpreh: “Faleminderit për qetësimin dhe qartësinë në këtë periudhë jo të qetë. Njëherësh, faleminderit punonjësve, mjekëve dhe familjeve të tyre, që janë në vijë të parë të mbrojtjes kundër koronavirusit”.

Kjo video deri më tani ka marrë miliona shikime në rrjetet sociale.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment