Politike

Erion Braçe emocionohet nga ndihmat për Shqipërinë: Nuk lejoj asnjë abuzim me paratë tuaja

Më tej në reagimin e tij Braçe, përmend me emër të gjitha vendet me emër, duke veçuar SHBA-në Japoninë për çdo qindarkë që dhuruan.
Featured image of article: Erion Braçe emocionohet nga ndihmat për Shqipërinë: Nuk lejoj asnjë abuzim me paratë tuaja Erion Braçe, zv/kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Zv.kryeministri i vendit Erion Braçe ka reaguar gjithashu për donacionin 1.15 mld euro nga Konferenca për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka falenderuar të gjitha vendet që kanë dhuruar për rindërtimin e Shqipërisë. Më tej në reagimin e tij Braçe, përmend me emër të gjitha vendet me emër, duke veçuar SHBA-në Japoninë për çdo qindarkë që dhuruan.

“Me shpirt, Shume shume shume #FALEMINDERIT! Te gjitheve, Bashkimit Evropian-lider, Presidentes se KE qe nuk na la kurre vetem, asnje dite nga termeti deri sot, Gjermanise, Frances, Italise, fqinjeve tane, Turqise e Greqise, cdo vendi te Evropes dhe Lindjes se Mesme; SHTETEVE TE BASHKUARA posacerisht qe jane gjithnje me ne, shqiptaret, JAPONISE qe eshte perhere, #MIRENJOHES per cdo cent e milione te dhuruar dhe angazhuar!

Nderkohe, pas me shume se dy muajsh, edhe nje here shume #faleminderit cdo shqiptari qe humbi jete e shtepi, eshte ne veshtiresi prej shtatorit te vitit qe shkoi dhe eshte ne cader prej nentorit, per #DURIMIN; VUAJTJA JUAJ E KETYRE MUAJVE ESHTE PERGJEGJESI PER NE, PER MUA E CILINDO TJETER QE ISHTE ME JU, PA E JETOI TMERRIN E HUMBJES SE JETES E PAFUQISE PER TE SHPETUAR QOFTE EDHE NJE JETE ME SHUME! Nuk do tradhetoj e tradhetojme kurre duke prekur apo lejuar cdo lloj abuzimi me parate tuaja; PO, KETO JANE PARATE TUAJA, DO JENE TUAJAT PER TU RIKTHYER NJE JETE TE SIGURT E TE QETE! Tani duhet pune, edhe me shume pune, shume me teper pune, me nder, dinjitet e ne drite te diellit cdo minute, me ritem teresisht tjeter per te rimekembur Durresin, Tiranen, Krujen, Lacin e Lezhen, rimekembur destinacionin turistik ne keto ane; RIKTHYER JETEN E SIGURT E TE QETE NJEREVE, RIKTHYER EKONOMINE NE ZHVILLIM E RRITJE!”, shkruan Erion Braçe.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Erion Braçe emocionohet nga ndihmat për Shqipërinë: Nuk lejoj asnjë abuzim me paratë tuaja

  1. Po ik ore spurdhjak! Dhenia e ndihmave, huave (apo cfaredo lloj emri tjeter t’i vesh) eshte shenje qe tregon nuk hapen negociatat por do ndihmojne Shqiperine (sic jane bere qysh nga 1991). Vetem se kete here do kërkojnë të monitorohen fondet e dhena (cfare lloj natyre qofshin) vecanerisht nga BE, France e Gjermani.

Shto Koment