Opinione

SHËNIM: Ku i ‘vodhi’ Erion Braçe pamjet e aksionit kundër BIXHOZIT, zv.kryeministri nxjerr ‘sekretin’ policor, kur strukturat s’kanë publikuar asgjë

  • DETAJET/ Superaksion për bixhozin e paligjshëm, mbi 115 të arrestuar
  • Por Braçe nuk na tregon se ku i gjeti këto video, nëse janë dhënë në rrugë jo zyrtare nga ndonjë punonjës policie, për t’i treguar se dje po punonte apo i janë dhënë zyrtarisht nga Policia e Shtetit.
    Featured image of article: SHËNIM: Ku i ‘vodhi’ Erion Braçe pamjet e aksionit kundër BIXHOZIT, zv.kryeministri nxjerr ‘sekretin’ policor, kur strukturat s’kanë publikuar asgjë Erion Braçe dhe pamje nga aksioni kundër lojërave të fatit

    TIRANE- Erion Braçe, zëvendës Kryeministri i Shqipërisë, publikoi sot disa pamje dhe shkruan se janë nga operacioni që zhvilloi Policia e Shtetit në disa qytete të Shqipërisë. Me mburrje, numri 2 i qeverisë, tregon suksesin e uniformave blu në këtë operacion, duke publikuar foto dhe video nga operacioni.

    Por Braçe nuk na tregon se ku i gjeti këto video, nëse janë dhënë në rrugë jo zyrtare nga ndonjë punonjës policie, për t’i treguar se dje po punonte apo i janë dhënë zyrtarisht nga Policia e Shtetit. Vetë Braçe dhe shefi i tij, ministri i Brendshëm, deputetë e ministra të tjerë janë shprehur se policia është e pavarur dhe nuk ka detyrim të raportojë tek askush përveç eprorit, që është drejtori i Përgjithshëm.

    Por në operacion ka marrë pjesë dhe Prokuroria e Tiranës, ndaj Braçe duhet të shpjegojë nesë pamjet i janë dhënë nga ndonjë prokurorë që ka “hall” Vetting-un, dhe i tregon se është shumë i devotshëm për të vijuar punën, apo nga Policia.

    E ndërkohë, Policia këto pamje nuk i ka publikuar në asnjë kanal të saj, as në faqen zyrtare, as në Facebook, Twitter e Instagram. Prandaj nuk dihet se ku i ka gjetur Erion Braçe pamjet.

    Prandaj shtrohen disa pyetje që kërkojnë përgjigje:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ku i gjeti Erion Braçe pamjet e operacionit?

    Pse nuk i ka publikuar në asnjë kanal të saj Policia këto pamje?

    Pse nuk i janë vënë në dispozicion medias këto pamje por dërgohen në adresë të zv. kryeministrit?

    A është Policia e Shtetit një institucion i pavarur, duke i siguruar pamje numrit dy të qeverisë?

    Shto Koment