Sport

Bozhinov, nga bomber sulmi, në sex-symbol

“Vajza, nuk duroj do më! Boll më kërkuat seks në ‘inbox'”. Ai tregon se çdo ditë në 'inbox' i shkruajnë vajza të ndryshme, madje edhe minorene për të kaluar një natë me të.
Featured image of article: Bozhinov, nga bomber sulmi, në sex-symbol
Përditësuar:

BULLGARI – Valeri Bozhinov është sulmuesi bullgar, i cili në karrierën e tij numëron shumë skuadra të ndryshuara. Në karrierën e tij ai ka luajtur për 21 skuadra të ndryshme, aq sa çdokush do të mendonte se bëhet fjalë për ndonjë lojtar që e ka lënë futbollin prej kohësh. Por në fakt, Bozhinov është vetëm 34 vjeç dhe madje kohët e fundit ka qenë një emër i lakuar për sulmin e Partizanit të Tiranës.

Emri i tij ka kaluar emra ekipesh edhe si Juventusi, apo Manchester City, Parma apo Leçe, por vitet e fundit ai kaloi nga Peskara te Levski i Sofjes. Megjithatë tashmë emri i Bozhinov më tepër po përflitet për jetën jashtë fushe, se sa atë që i përket karrierës futbollistike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bomberi bullgar është shndërruar në një seks symbol dhe ashtu siç edhe ai ka shfryrë vetë në rrjetet e tij sociale, ka arritur të “besdiset” nga femrat. “Vajza, nuk duroj do më! Boll më kërkuat seks në ‘inbox’”, shkruan 34-vjeçari në insagramin e tij, duke treguar se çdo ditë në ‘inbox’ i shkruajnë vajza të ndryshme, madje edhe minorene për të kaluar një natë me të.
B.T (Dosja.al)

Shto Koment