Kulture

Botuesi i Kadaresë ‘zhduk’ nga fotoja deputeten e PD-së në një artikull të publikuar mbi veprën e shkrimtarit

  • Zotëruesi i shtëpisë botuese "Onufri", Bujar Hudhri ka bërë një artikull dedikuar bashkëpunimit të gjatë me shkrimtarin e madh Ismail Kadare.
    Featured image of article: Botuesi i Kadaresë ‘zhduk’ nga fotoja deputeten e PD-së në një artikull të publikuar mbi veprën e shkrimtarit Ismail Kadare me shkrimtare
    Përditësuar:

    TIRANË– Shtëpia botuese “Onufri”, me në krye themeluesin e saj, Bujar Hudhri ka bërë një shkrim të dedikuar për shkrimtarin Ismail Kadare. Në artikull flitet për momentin e njohjes së Hudhrit me veprën e Kadaresë e deri tek takimi dhe bashkëpunimi me të.

    Artikulli ka qënë i pasur edhe me fotografi të shumta që botuesi ka patur me autorin por fotografia që nxiti reagimin e të gjithve ishte fotografia ku Kadareja dhe Hudhri kishin dalë me një grup shkrimtarësh. Në fotografinë origjinale ka qënë e pranishme edhe shkrimtarja Flutura Açka, ndërsa në fotografinë e artikullit shkrimtarja Açka është zëvendësuar me një mur.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Shkrimi i plotë i aktivistes Elona Caslli:

    Historia jemi ne!
    Do të ishte një postim i Flutura Açka , i cili do të më risillte ndërmend mentalitetin e mbrapshtë për ta zhbërë historinë dhe për ta ribërë nën sloganin – Historia jemi ne!
    Anatomia e historisë ka pak gjymtyrë. Bujar Hurdhri që zotëron shtëpinë botuese ” Onufri” i ka kushtuar një artikull të plotë historikut të marrëdhënies me Kadarenë dhe ka bërë një përmbledhje të shkurtër për shtëpinë e tij botuese.
    Ky shkrim, që në thelb përmban një marrëdhënie që është ngritur prej 25 vitesh mes Kadaresë dhe Hurdhrit është shoqëruar me një foto, që pak a shumë daton me fillimin e kësaj marrëdhënieje.
    Është një foto ku shfaqen Hurdhri, Kadareja dhe një grup njerëzish. Në foton origjinale në grup është e pranishme Flutura Açka.
    Në foton që shoqëron artikullin e Hurdhrit për arsye që janë lehtësisht të kuptueshme, Flutura është fshirë dhe Flutura është zëvendësuar me një copë muri.
    Një dorë ka marrë një gomë dhe e ka fshirë praninë e Fluturës, njësoj siç mund të fshihen ca llogari të bëra keq mbi një copë letër duke harruar se Flutura nuk është shifër, por është një individ me një kujtesë emocionale dhe me personalitetin përkatës dhe pranitë e njerëzve nuk mund të fshihen me gomë në vitin 2021.
    Të jesh ithtar i kulturës dhe të fshish me gomë njerëzit në foto nuk është fort e hijshme. Ose do të jesh ithtar i gomës, ose i kulturës. Të dyja bashkë nuk shkojnë.
    Post Scriptum- Një shfaqje tragjike për Shqipërinë.
    (o.l./dosja.al)

    • 11:34

      “Mosmirënjohje”/ Botuesi i Kadaresë replikon me deputeten e PD pas akuzave për çensurë: Flutura, ti e ke fshehur Onufrin nga biografia, të futa në botën e letërsisë… Açka: Stalinist, i dhe të drejtë vetes të retushoje, jam sjellë fisnike me ty (DEBATI)

      Botuesi i shtëpisë botuese “Onufri”, Bujar Hudhri i ka kthyer përgjigje shkrimtares Flutura Açka, njëherazi deputete e sapozgjedhur e Partisë Demokratike, në lidhje me “retushimin” nga fotografia ku shpaloset historiku i marrëdhënies me Ismail Kadarenë. Në një postim në rrjetet sociale, Hudhri shkruan se në fakt është shkrimtarja ajo që e zhduk historinë e saj tek Onufri, apo faktin se ka punuar me të. Teksa e quan mosmirënjohëse, me nota ironie, Hudhri i kërkon të jetë e sinqertë meqënëse tashmë është zgjedhur edhe deputete. Por përgjigjia nuk ka munguar as nga Açka. Në një koment poshtë statusit të Hudhrit, ajo i drejtohet botuesit duke sqaruar se nuk ka asnjë sfidë me të.
      “Bujar nuk kam asnje sfide publike me ty, thjesht bera komentin mbi foton e retushuar, me po ate të drejtë që i dje vetes të retushoje. Stalinist e thashe ne thonjeza enkas qe te mos keqinterpretohet, siç ke bere ti. Të tjerat as nuk janë përgjegjësia ime. Jam sjellë fisnike në miqësinë me ty, i tillë ke detyrimin edhe ti. Flutura.”-shkruan Açka. 
      PËRGJIGJIA E PLOTË E BOTUESIT TË ISMAIL KADARESË:

      NJË SFIDË PUBLIKE FLUTURA AÇKËS DHE KOMENTUESVE TË SAJ TË NDERUAR!

      “Flutura Açka: Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë.”
      Prej më shumë se 20 vjetësh, këto janë të dhënat biografike të Fluturës. Pra Onufri ku ajo ka punuar rreth pesë vjet, ku iu botuan tre libra, ku mësoi ç’është botimi i një libri, nuk përmendet askund. As tek librat që i ka botuar tek Toena, as te shtëpia e saj botuese. Në asnjë katalog, në asnjë shënim biografik, në asnjë intervistë në shtyp apo televizon. Deri para një muaj kur foli në televizionin e Elbasanit! Dhe nuk i kam thënë asnjë fjalë, asnjëherë, përkundrazi, e urova të zgjidhej deputete!
      A është ky një censurim i Onufrit?
      Por, do të bëja një thirrje publike ndërgjegjes tënde, Flutura:
      A është e vërtetë që unë si gazetar i ri i gazetës “Shkumbini” në Elbasan të kam botuar ciklin e parë me poezi në vitin 1988, kur të tjerët në redaksi të bllokonin?
      A është e vërtetë se unë si botues i Onufrit të kam botuar librin e parë “Tri vjeshta larg”? Po librin e dytë? Po librin e tretë? Po që të kam çuar përditë nga Elbasani në Tiranë dhe të futa në botën e letërsisë?
      Shpresoj t’u japësh një përgjigje të sinqertë publikut, përderisa ke një muaj që ke hyrë në politikë dhe ndërgjegjen duhet ta kesh ende të pastër.
      Ndërsa të gjithë komentuesit e nderuar në fb e Fluturës, kam rastin t’i sfidoj publikisht!
      Më gjeni NJË HERË TË VETME, absolutisht, NJË HERË TË VETME kur zonja i ka përmendur këto fakte që janë të dokumentuara në katalogun e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë!
      Kush është censori dhe mosmirënjohësi që ka fshirë kujtesën prej 20 e ca vite? Kjo foto familjare e një shtëpie botuese private është?
      Sa për atë që unë qenkam stalinist apo komunist, mund të shihni kontributin tim me themelimin, financimin dhe botimin prej meje për një vit të gazetës së dytë opozitare në Shqipëri “Fjala e Lirë” (14 shtator 1991-7 shtator 1992).
      Fluturën e kam punësuar si redaktore në Prill 1992 dhe për këtë arsye nuk ka asnjë kontribut për opozitën e atëhershme sepse, ndërkohë, zgjedhjet ishin fituar nga PD (22 mars 1992).

    3 Komente në “Botuesi i Kadaresë ‘zhduk’ nga fotoja deputeten e PD-së në një artikull të publikuar mbi veprën e shkrimtarit

    1. Ne vend te Flutres te vije Spiro Palin dhe do ishte mbyllur pa zhurme kjo mesele, Bujar! Edhe Isa nuk do ishte kondra!

    2. Kadare eshte nje komunist i kamofluar dhe veprat e tij skane asnje vlere. Pjese e shplarhes se trurit ishte edhe ai. Ne nje moment kur e pa qe ra komunizmi, iku nga Shqiperia dhe u shtir si disident. Asnje respekt per veprat e tij, asnje titull nuk meriton ai. Nuk duhet te merremi me nje cope komunisti, se nuk kemi shkrimtare te tjere te mire. Me mire pa shkrimtare te mire sesa lavderojme shkrimtare komuniste te kamofluar si Kadare.

    3. Komunizmi në formën e tij tradicionale nuk egziston por mbijetoi në forma të tjera.Ky Hudhra në demokraci ka shtëpi botuese dhe e përdor për një lloj forme neokomunizmi.Tek sa boton vepra akoma të ish shkrimtsrëve të nomenklaturës komuniste.Dhe përdhos një shkrimtare e kohes së demokracisë!!

    Shto Koment