Aktualitet

Botoi dosjet për Camajn dhe Koliqin, Auron Tare u përgjigjet kritikëve: Të gjitha dokumentet janë në arkiva, përgjegjësia bie mbi mua nëse s’janë të vërteta ato që kam shkruar

Tare shkruan se i gjithë studimi i tij është bazuar në dokumentet e klasifikuara në Arkivën Amerikane në Uashington.
Featured image of article: Botoi dosjet për Camajn dhe Koliqin, Auron Tare u përgjigjet kritikëve: Të gjitha dokumentet janë në arkiva, përgjegjësia bie mbi mua nëse s’janë të vërteta ato që kam shkruar Auron Tare, Martim Camaj dhe Ernest Koliqi

TIRANË- Studiuesi Auron Tare ka reaguar sërish sot në lidhje me studimin e publikuar prej tij pak ditë më parë. Në një reagim në mediat sociale, Tare shkruan se i gjithë studimi i tij është bazuar në dokumentet e klasifikuara në Arkivën Amerikane në Uashington.

Më tej ai shton se dosjet e Arkivit Britanik ndodhen në Arkivin Kombëtar Birtanik në Richmond dhe të gjithë dosjet e luftës janë të deklasifikuara. “I kam pare i kam konsultuar dhe kam mbajtur shenime per ceshtjet me interes. Per Dosjen Camaj sipas rregullit kam paraqitur kerkesen per tu informuar per kete Dosje por edhe per Dosjen e Ernest Koliqit, Komitetit te Prizrenit, Blloku Indipendent Kombetar qe ne daten 26.05.2020. AIDSH ka ndjekur te gjithe proceduren ligjore per keto kerkesa per tu me vene ne dispozicion”, shton ai.

SHKRIM I PLOTË

Ne interesim te te gjithe gazetareve apo studiuesve qe ditet e fundit jane perfshire ne debatin mbi shkrimin tim “Dritehije ne Histori” botuar ne Pejsazhet e Fjaleve, ku flitet per disa te panjohura ne lidhje me shkrimtaret Martin Camaj dhe Ernest Koliqi mund tju them se: Dokumentat e Deklasifikuara te Arkivit Amerikan ndodhen ne 700 Pennsylvania Avenue, NË. Ëashington, DC 20408-0001 Dosjet mbi Operacionet BGFiend/Valuable. Nje numer i kufizuar eshte online pjesa me e madhe jo. Per te interesuarit mund te shtoj se do te ishte me ekonomike marja e autobuzit nga Smithonia Museum apo nga qendra nepermjet Bulevardit Pennsylvania. Duhet te aplikoni paraprakisht te merni miratimin dhe pasi te paraqiteni me karten e duhut mund te kerkoni Dosjet. Rekomandimi nga nje Institucion shkencor eshte i rekomandueshem per akses me te menjehershem.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Per Dosjet e Arkivit Britanik ato ndodhen ne Arkivin Kombetar Britanik ne adresen The National Archives Keë, Richmond, Surrey, TË9 4DU. Dosjet e periudhes se Luftes jane te Deklasifikuara. Disa Dosje per Operacionet kunder Shqiperise ne periudhen 48-59 ende nuk jane hapur. Per Dosjet e Sigurimit te Shtetit te Deklasifikuara deshiroj tju bej me dije se ndodhen ne Fondin e AIDSSH. Duke pare reagimin e madh mbi Dosjet e Martin Camaj dhe Koliqit do te doja tju bej me dije se me interesimin e nje studiuesi qe ka shkruar per nje kohe te gjate per ceshtjet e historise se Luftes se Dyte Boterore dhe te Pas Luftes jam paraqitur ne Autoritetin AIDSSH shpesh here ku me nje korrektesi me jane vene ne dispozicion per njohje nje seri Dosjesh per te cilat kam qene i interesuar, nder te tjera Dosja e Teme Sejkos, “Grupit Cam” Komiteti Shqiperia e Lire, Dosja Camaj e keshtu me rradhe.

I kam pare i kam konsultuar dhe kam mbajtur shenime per ceshtjet me interes. Per Dosjen Camaj sipas rregullit kam paraqitur kerkesen per tu informuar per kete Dosje por edhe per Dosjen e Ernest Koliqit, Komitetit te Prizrenit, Blloku Indipendent Kombetar qe ne daten 26.05.2020. AIDSH ka ndjekur te gjithe proceduren ligjore per keto kerkesa per tu me vene ne dispozicion. Dosja e Martin Camajt eshte miratuar ndersa Dosja e Koliqit ende eshte ne perpunim. Ne shkrimin tim te botuar para disa ditesh kam shfrytezuar te gjithe materialin e konsultuar paraprakisht ne keto Dosje dhe materiali i Dosjes sipas rregullit eshte hedhur ne CD per tu terhequr prej meje. Nga AIDSSH sipas rregullit jam njoftuar perpara 10 ditesh per tu paraqitur per marjen e materialit. Jam paraqitur sot per ta marre dhe per ta pasur ne koleksionin tim ku ndodhet edhe materiali i mbledhur me pare. Per cdo informacion te metejshem mund te me kontaktoni direkt. Per autenticitetin e materialit te botuar jam pergjegjes publik. Ne se ndokush pretendon se ne keto materiale ka shtremberimi apo material jo te vertete pergjegjesia bie mbi mua. Ju faleminderit.

Pak ditë më parë portali “Peizazhe të fjalës”, publikoi studimin e fundit të Aurton Tares për Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Studiuesi referuar disa dokumentave të shërbimeve sekrete shqiptare dhe të huaja, pretendon se dy shkrimtarët, kanë pasur rol të dyfishtë dhe kanë bashkëpunuar me agjenturat e huaja. Menjëherë pas publikimit të studimit, është ndezur debati publik. Studiuesi Ardian Ndreca e ka quajtur dashakeq dhe të sajuar studimin. Ndërkohë shkrimtari Primo Shllaku ka kërkuar që Akademia e Shkencave të dalë me një qëndrim dhe debati të mos bëhet në Facebook. Së fundmi ka reaguar edhe mbesa e Martina Camajt, Vera Camaj, e cila ka hedhur poshtë të gjithë argumentat.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment