Bota

“Botoi artikuj që nxisin urrejtje”, Arrestohet miliarderi i mediave në Hong Kong, akuzohet për bashkëpunim me forcat e huaja

Biznesmeni i madh i Hong Kongut, Jimmy Lai është arrestuar dhe zyrat e gazetave të tij janë sekuestuar nga  policia për akuzat për bashkëpunim me forcat e huaja.
Featured image of article: “Botoi artikuj që nxisin urrejtje”, Arrestohet miliarderi i mediave në Hong Kong, akuzohet për bashkëpunim me forcat e huaja Biznesmeni ne Hong Kong, Jimmy Lai

HONG KONG– Çështja e tij lidhet me ligjit e sigurisë të vendosur nga Kina në qershor.  Ndërkohë Z. Lai ka qenë një zë i spikatur pro-demokracisë dhe një mbështetës i protestave që shpërtheu vitin e kaluar në Hong Kong.

Në shkurt të këtij viti, 71-vjeçari, i cili gjithashtu zotëron nënshtetësinë britanike, u akuzua për kërcënim të paligjshëm. Por ai u lirua me kusht nga policia.

Media shtetërore kineze “Global Times” ditën e sotme e përshkroi zotin Lai si “përkrahës të rebelimit” dhe botimet e tij u quajtën si “nxitje të urrejtjes”, përhapjen e thashethemeve dhe përplasjeve të autoriteteve të Hong Kongut dhe kontinentit për vite me rradhë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Global Times gjithashtu raportoi se dy djemtë e tij si dhe dy drejtuesit e vjetër të Next Digital ishin arrestuar sëbashku me të.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Shto Koment