Sport

Botërori i notit/ Pas 10 vitesh thyhet nga një 19-vjeçar rekordi i Majkëll Felps

Kampionati botëror i notit, mahnit 19-vjeçari hungarez duke thyer rekordin që mbahej prej 10 vitesh nga amerikani Majkëll Felps.
Featured image of article: Botërori i notit/ Pas 10 vitesh thyhet nga një 19-vjeçar rekordi i Majkëll Felps Notari Kristof Milak

Kampionati botëror i notit ka sjellë surpriza duke regjistruar një rezultat historik në garën 200 metra stil delfini.

Rekordi i Majkëll Felps u thye mga 19-vjeçari hungarez, Kristof Milak.

Kampionati botëror i notit po mbahet në Guangju të Korësë së Jugut, në ditën e tij të katërt regjistroi dhe përmbysjen e rekordit të amerikanit Felps që mbahej nga ky i fundit prej 10 vitesh.

Rezultati i amerikanit, Felps u regjistrua në kronometrin 1’51”51, ndërsa mahniti të gjithë 19-vjeçari hungarez kur regjistroi rezultatin në kronometrin 1’50”73.

Rezultati spektakolar i hungarezit bëri që notari të shpallet kampioni i parë i lindur në mijëvjeçarin e ri.

Është një nder i madh të thyesh një rekord botëror të notarëve kaq të mëdhenj. Kur pashë kohën, i gjithë presioni dhe tensioni m’u larguan dhe nuk arrija të përmbahesha nga gëzimi”-shprehet Milak pas fitores.

(D.K/Dosja.al)

 

Shto Koment