Sport

Botërori i femrave/ SHBA nuk gabon para Holandës, gre kupën e dytë radhazi

Kjo është kupa e katërt që ngre skuadra e femrave të SHBA, duke vendosur diktatin në këtë sport.
Featured image of article: Botërori i femrave/ SHBA nuk gabon para Holandës, gre kupën e dytë radhazi Skuadra e SHBA duke ngritur kupën

FRANCË- Shtetet e Bashkua të Amerikës janë fituesit e Kupës së Botës në futboll për Fmera. Ekipi i drejtuar nga Jill Ellis arritën që të fitonin në finale kundër Holandës.

Kjo është kupa e katërt që ngre skuadra e femrave të SHBA, duke vendosur diktatin në këtë sport.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në të dytë, amerikanet arritën të shënonin me anë të kapitenes Rapinoe, e cila u tregua e saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 61-të.

Po ky nuk do ishte goli i vetëm pasi vetëm 8 minuta më vonë, Lavelle dyfishoi rezultatin, i cili qëdnroi i pandryshuar deri në fund.

Me triumfin e sotëm, Amerika konfirmohet si superfuqi në futbollin e femrave. Kujtojmë që ky është Botërori i dytë radhazi i fituar nga vajzat amerikane.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment