Sport

“Botërori 2023”: Vajzat kuqezi mësojnë kalendarin e kualifikueseve

Shqipëria, sikundër dihet u shortua në grupin F, së bashku me Poloninë, Kosovën, Norvegjinë, Belgjikën dhe Armeninë
Featured image of article: “Botërori 2023”: Vajzat kuqezi mësojnë kalendarin e kualifikueseve

TIRANE – Javën e kaluar, në Nion të Zvicrës, u hodh shorti për ndarjen në grupe të 51 skuadrave përfaqësuese të kontinentit, që do të marrin pjesë në kualifikueset për kampionatin botëror “Australi-Zelandë e Re 2023”.

Shqipëria, sikundër dihet u shortua në grupin F, së bashku me Poloninë, Kosovën, Norvegjinë, Belgjikën dhe Armeninë. Pas konsultave mes skuadrave të grupit, të cilat zgjatën disa ditë, është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të vajzave Kombëtares sonë.

Shqipëria do ta nisë këtë fushatë kualifikuesesh në shtëpi, më 16 shtator të këtij viti, ku do të presë Kosovën dhe do t’i mbyllë ndeshjet në transfertën ndaj Norvegjisë, më 6 shtator të vitit 2022.

Kualifikueset e grupit F për botërorin “Australi-Zelandë e Re 2023”

16.09.2021 Shqipëri – Kosovë
21.09.2021 Belgjikë – Shqipëri

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

21.10.2021 Shqipëri – Armeni
26.10.2021 Poloni – Shqipëri

25.11.2021 Shqipëri – Norvegji
30.11.2021 Kosovë – Shqipëri

07.04.2022 Shqipëri – Belgjikë
12.04.2022 Armeni – Shqipëri

01.09.2022 Shqipëri – Poloni
06.09.2022 Norvegji – Shqipëri

B.T (Dosja.al)

Shto Koment