'Ekonomia'/ Bilanci i 2022 i Autoritetit të Konkurrencës, Biba: S'jemi gjobaxhinj! 26 mln lekë të derdhura në buxhetin e shtetit
Tabaku tek ‘Ekonomia’: Bizneset ulen në tryezë me shtetin e vendosin çmime për karburantet në dëm t&...
Tabaku tek ‘Ekonomia’: Bizneset ulen në tryezë me shtetin e vendosin çmime për karburantet në dëm t&...
U zgjodh president i 13-të i Turqisë/ Erdogan nuk i ndahet 'zakonit', u shpërndan qyetarëve para nëpër duar (VIDEO...
Tensionet në veri/ Rakiç shkon në Zveçan, i kërkon KFOR-it që Ilir Peci, të mos hyjë në...
Procesi i dialogut/ Von Cramon vizitë në Kosovë, takohet me Kurtin: Të zbatohet sa më shpejt Marrëveshja e Ohrit ...
• Papa Françesku është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme për një kontroll rutinë mjekësor. Zyra e shtypit e Vatikanit ka njoftuar, se Papa aktualisht ndodhet në spitalin Gemelli në Romë, ku sipas stafit të infermierëve mëngjesi i sotëm ka qenë i ndërlikuar për Papën. • Burime të brendshme të Gemelli dhe Vatikanit, tregojnë se Papa Françesku ka përfunduar të gjitha analizat e nevojshme dhe çdo gjë është nën kontroll. • Sipas infermierëve, ekziston mundësia e kryerjes së koronagrafisë për shkak të rrezikut të fibrilacionit atrial (aritmia e shpeshtë e zemrës). • Ka gjithashtu dyshime se ai mund të ketë marrë një infeksion në mushkëri. Infeksioni i mushkërive nga i cili vuan Papa është një "bronkit". • Sipas mjekëve, infeksioni është shkaktuar nga një virus. Prej mbrëmjes së djeshme ekipe të shumta televizive dhe operatorë informues qëndruan jashtë hyrjes së poliklinikës, për të raportuar shtrimin në spital të Françeskos. • Disa pacientë në daljen nga spitali komentuan për mediat praninë e Papës në spital, duke i uruar shërim të shpejtë. Presidenti amerikan Joe Biden tha se ishte i shqetësuar për shëndetin e Papa Françeskut, duke e quajtur atë "një mik të dashur".
3 artikuj për këtë temë.
ITALI- Shëndeti i Papa Françeskut po vjen duke u përmirësuar. Kështu bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat po raportojnë orë pas ore për detaje të reja për Papën. Që nga dita e djeshme, Papa ndodhet i shtuar në Poliklinikën Gemelli në Romë.
“Papa Françesku pushoi mirë gjatë natës. Gjendja e tij po përmirësohet në mënyrë progresive dhe po ndjek trajtimet mjekësore”, thuhet në një deklaratë nga drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.
“Këtë mëngjes pasi hëngri mëngjes, ai lexoi disa gazeta dhe po punon nga aty. Para drekës ai shkoi në kapelën e vogël të banesës private, ku u mblodh në lutje dhe mori Eukaristinë”.
Infeksioni i mushkërive nga i cili vuan Papa është një "bronkit". Sipas mjekëve, infeksioni është shkaktuar nga një virus.
Prej mbrëmjes së djeshme ekipe të shumta televizive dhe operatorë informues qëndruan jashtë hyrjes së poliklinikës, për të raportuar shtrimin në spital të Françeskos. Disa pacientë në daljen nga spitali komentuan për mediat praninë e Papës në spital, duke i uruar shërim të shpejtë.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se ishte i shqetësuar për shëndetin e Papa Françeskut, duke e quajtur atë "një mik të dashur"./Dosja.al
ITALI- Papa Françesku është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme për një kontroll rutinë mjekësor. Zyra e shtypit e Vatikanit ka njoftuar, se Papa aktualisht ndodhet në spitalin Gemelli në Romë, ku sipas stafit të infermierëve mëngjesi i sotëm ka qenë i ndërlikuar për Papën, shkruajnë mediat vendase.
Burime të brendshme të Gemelli dhe Vatikanit, tregojnë se Papa Françesku ka përfunduar të gjitha analizat e nevojshme dhe çdo gjë është nën kontroll. Sipas infermierëve, ekziston mundësia e kryerjes së koronagrafisë për shkak të rrezikut të fibrilacionit atrial (aritmia e shpeshtë e zemrës).
Papa është dërguar në poliklinikë me ambulancë për kontrollet e nevojshme, duke filluar nga reparti i kardiologjisë. Infermierët dyshojnë për problemet e zemrës, por edhe ato të frymëmarrjes.
Papa Françesku vuan nga divertikuliti, që mund t’i sjellë infeksion në zorrën e trashë dhe iu nënshtrua një operacioni në vitin 2021 për të hequr një pjesë të organit.
Këtë vit, ai tha se situata po i përsëritej dhe se po e bënte atë të shtonte peshë, por se nuk ishte shumë i shqetësuar. Ai gjithashtu ka një problem me gjurin dhe në daljet e tij publike përdor një bastun apo karrige me rrota.
ITALI- Papa Françesku ndodhet i shtruar në spital, në gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi ka marrë një infeksion në mushkëri. Vatikani bën me dije se Papa, 86 vjeç, ka përjetuar vështirësi në frymëmarrje ditët e fundit, ndaj është detyruar tu nënshtrohet kontrolleve mjekësore. Papa Françesku u pa dje që mori pjesë në audiencën e përgjithshme javore dhe dukej se ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Por, pasdite, u raportua se kishte shkuar në spitalin Gemelli të Romës për një kontroll rutinë.
Papa Françesku vuan nga divertikuliti, që mund t’i sjellë infeksion në zorrën e trashë dhe iu nënshtrua një operacioni në vitin 2021 për të hequr një pjesë të organit.
Këtë vit, ai tha se situata po i përsëritej dhe se po e bënte atë të shtonte peshë, por se nuk ishte shumë i shqetësuar. Ai gjithashtu ka një problem me gjurin dhe se në daljet e tij publike përdor një bastun apo dhe një karrige me rrota.
Papa Françesku tha vitin e kaluar se ai nuk preferonte të bënte një operacion në gju, sepse nuk donte që të përsëriteshin efektet anësore afatgjata nga anestezia që pësoi pas operacionit të vitit 2021.
Papa Françesku është shprehur se pavarësisht situatës shëndetësore, ai nuk ka në plan të japë dorëheqjen dhe se kjo gjë mund të ndodhë vetëm nëse ai do të mbetej plotësisht i paaftë.
“Një lodhje që nuk të lë t'i shohësh gjërat qartë. Mungesa e qartësisë, e dijes se si të vlerësohen situatat. Vetëm kjo mund të më bëjë të tërhiqem,”- tha ai.