LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensione në veri të Kosovës, të shtëna dhe shpërthime në disa komuna, Vuçiç dhe Osmani akuzojnë njëri-tjetrin për provokim

• Zyrat e KQZ-së në Mitrovicën e Veriut janë thyer nga persona të panjihur, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të katër komunave pas dorëheqjes nga ana e listës serbe. .• Raportohet se disa persona identiteti i të cilëve nuk dihet ende kanë thyer xhamat dhe se nga hetimet në vendin e ngjarjes, mësohet se ata janë munduar që t’i vënë flakën. • Ndërkohë sot në mesditë janë dëgjuar disa shpërthime në Zubin Potok, pikërisht një nga komunat e Mitrovicës ku thuhet se gjithçka ndodhi për shkak të prezencës së anëtarëve të KQZ në zyrat e komunës. • Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç dënoi sulmet dhe akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për provokim tensionesh ndërkohë që në Tiranë mbahet Samiti i BE. • Ndërkohë policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar ku konfirmoi se pa patur disa të shtëna dhe shpërthime në Zubin Potok dhe raportoi se ka dhe të lënduar. • Në një konferencë për shtyp të mbajtur pak minuta më parë në Tiranë, ku po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, Vuçiç tha se autoritetet e Kosovës kanë dërguar sot forca policie për provokim. • Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur rreth situatës së tensionuar në veri ku gjatë ditës së sotme janë raportuar disa të shtëna dhe shpërthime. Ajo tha se situata në veri degradon për shkak të bandave kriminale që përkrahen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

13 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Sulmet në Kosovë, Kurti: Bandat janë të dirigjuara nga Vuçiç

Tensione në veri të Kosovës, të shtëna dhe
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për situatën e krijuar në Veri pas shpërthimeve të shumta që ndodhën atje sot. Ai tha se bandave kriminale atje po i vjen fundit dhe se ato e dinë këtë, derisa shtoi se Qeveria “as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato". Kurti thotë se me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të ketë më shumë efektiv atrje.

“Bandat kriminale kanë intensifikuar sulmet në veri të Kosovës. Ato e dinë se po ju vie fundi. Qeveria e Kosovës as s’bën pazare me to dhe as s’i duron ato. Bombat që hedhin, plumbat që shkrepin dhe maskat që vendosin janë pafuqia e tyre politike e popullore. Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë. Në katër komunat në veri nuk është ndarja në serbë e shqiptarë, por në banda kriminale dhe qytetarë. Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të mbështesin shtetin dhe policinë e Kosovës, të gjithë zyrtarët tanë që po mbrojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë, republikën dhe demokracinë”, ka shkruar Kurti.

1 VITE ME PARE

Shpërthimet në veri, policia dyshon për një bombë të vendosur në ambjentet e KQZ në Mitrovicë

Tensione në veri të Kosovës, të shtëna dhe
Mitrovice

KOSOVË- Vijon të mbetet e tensionuar situata në veri të Kosovës ku pas forcave të EULEX në Mitrovicën e Veriut ndodhet edhe policia e Kosovës.

Gazetarja e T7 ka raportuar se ekipet e policisë janë duke u marrë me një bombë dore që është brenda zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor. Objekti i KQZ-së për momentin është zbrasur dhe është rrethuar me shirita.

Ditën e sotme janë raportuar disa të shtëna armësh dhe shpërthime në disa njësi administrative të Mitrovicës së Veriut, përfshirë dhe Zubin Potokun. Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar ka konfirmuar raportimet për shpërthime dhe të shtëna armësh, madje ka thënë edhe se ka raportime për të lënduar. E gjithë ngjarja nisi pasi disa përfaqësues të KQZ u paraqitën në zyrat e 4 komunave në veri të Kosovës për të dorëzuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 18 dhjetor pas dorëheqjes së përfaqësesve serbë të Listës Serbe.

1 VITE ME PARE

Nuk ndalen, dëgjohen sërish shpërthime në Mitrovicën e Veriut, copa xhamash dhe dyer të thyera shihen në rrugë

Tensione në veri të Kosovës, të shtëna dhe
Mitrovice

KOSOVË- Shpërthime të reja janë raportuar sërish në Mitrovicën e Veriut pas atyre të regjistruata mesditën e sotme dhe të konfirmuara nga policia e Kosovës.

Gazetarja e T7, Laura Çelaj në një lidhje direkte tha se ka njerëz që po afrohen në vendin ku ndodhi shpërthimi ndërkohë që copa xhamash të thyer u panë në rrugë.

Ditën e sotme janë raportuar disa të shtëna armësh dhe shpërthime në disa njësi administrative të Mitrovicës së Veriut, përfshirë dhe Zubin Potokun. Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar ka konfirmuar raportimet për shpërthime dhe të shtëna armësh, madje ka thënë edhe se ka raportime për të lënduar. E gjithë ngjarja nisi pasi disa përfaqësues të KQZ u paraqitën në zyrat e 4 komunave në veri të Kosovës për të dorëzuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 18 dhjetor pas dorëheqjes së përfaqësesve serbë të Listës Serbe.

1 VITE ME PARE

"Duhet ta mbrojmë jetën e secilit qytetar", Osmani flet pas shpërthimeve në Veri: Janë bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiç

Tensione në veri të Kosovës, të shtëna dhe
Osmani

TIRANË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur rreth situatës së tensionuar në veri ku gjatë ditës së sotme janë raportuar disa të shtëna dhe shpërthime.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Tiranë, ku mori pjesë nbë Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ajo tha se situata në veri degradon për shkak të bandave kriminale që përkrahen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

“Sikurse në shumë raste paraprake, situata në veri eskalon, sepse bandat kriminale të përkrahura nga Vuçiç Janë bandat  kanë për qëllim eskalim të situatës dhe destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Duhet të bëjmë çmos që përmes institucioneve të sigurisë të vendosim rend dhe ligj, por edhe të mbrojmë jetën e secilit qytetar”, - u shpreh Osmani.

Osmani theksoi se është informuar gjatë ditës përmes raporteve të institucioneve përkatëse dhe ka shtuar se po presin në fund të ditës raportin përfundimtar në lidhje me ngjarjet e sotme.

Ditën e sotme janë raportuar disa të shtëna armësh dhe shpërthime në disa njësi administrative të Mitrovicës së Veriut, përfshirë dhe Zubin Potokun. Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar ka konfirmuar raportimet për shpërthime dhe të shtëna armësh, madje ka thënë edhe se ka raportime për të lënduar. E gjithë ngjarja nisi pasi disa përfaqësues të KQZ u paraqitën në zyrat e 4 komunave në veri të Kosovës për të dorëzuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 18 dhjetor pas dorëheqjes së përfaqësesve serbë të Listës Serbe.

1 VITE ME PARE

Të shtëna dhe dëmtim zyrash, zëdhënësi i KQZ: Nuk mundëm të dorëzonim materialet për zgjedhjet e pjesshme

Tensione në veri të Kosovës, të shtëna dhe
KQZ

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, pas situatës së krijuar në Mitrovicën e Veriut, nuk ka mundur që të dorëzojë materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjeshme në 4 komunat e vendit.

Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi u shpreh se zyrtarë komunal janë shoqëruar ditën e sotme nga policia e Kosovës për të dorëzuar materialet por janë hasur në disa incidente në Zubin Potok.

“Jemi në pritje të njoftimeve nga Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve të cilët gjatë ditës së sotme, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kanë shkuar në zyrat e tyre, në Mitrovicë të Veriut dhe në Zubin Potok, me qëllim të ushtrimit të detyrave zyrtare, por kjo nuk ishte e mundur. Në këto raporte do të sqarohet situata e krijuar. KQZ-ja është në koordinim të vazhdueshëm me institucionet tjera. Lidhur me situatën e krijuar, KQZ-ja do të mbajë mbledhje, sot, me fillim në orën 18:00”, tha për A2 CNN Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së së Kosovës.

Ditën e sotme janë raportuar disa të shtëna armësh dhe shpërthime në disa njësi administrative të Mitrovicës së Veriut, përfshirë dhe Zubin Potokun. Policia e Kosovës në një njoftim zyrtar ka konfirmuar raportimet për shpërthime dhe të shtëna armësh, madje ka thënë edhe se ka raportime për të lënduar. E gjithë ngjarja nisi pasi disa përfaqësues të KQZ u paraqitën në zyrat e 4 komunave në veri të Kosovës për të dorëzuar materialet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 18 dhjetor pas dorëheqjes së përfaqësesve serbë të Listës Serbe.

1 VITE ME PARE

"Nuk është periudhë e lehtë", Vuçiç flet për tensionet në veri: Prishtina dërgoi policinë për të shkaktuar konflikt

Tensione në veri të Kosovës, të shtëna dhe
Vucic

TIRANË- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur rreth situatës së tensionuar në veri të Kosovës ku gjatë ditës së sotme kanë ndodhur disa incidente.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur pak minuta më parë në Tiranë, ku po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, tha se autoritetet e Kosovës kanë dërguar sot forca policie për provokim.

"Fatkeqësisht, për shkak të vendimeve të tyre dhe mosrespektimit të Marrëveshjes së Brukselit, sot dërguan sërish policë në veri. Ju thjesht pyesni veten se cilën ditë do të ndodhë ndonjë provokim i ri, i cili mund të prishë stabilitetin dhe paqen. Është mirë që të paktën sipas të dhënave aktuale nuk kemi asnjë informacion për viktimat dhe besoj se është e mundur të qëndrojmë kështu."- tha Vuçiç.

Vuçiç theksoi se janë autoritetet e Kosovës që duan të shkaktojnë tensione dhe konflikte dhe kjo nuk është një periudhë e lehtë para nesh. 

"Nuk e di se çfarë kanë në mendjen e atyre njerëzve që duan të shkaktojnë konflikte dhe tensione. Nuk është një periudhë e lehtë përpara nesh. Ne mbetemi së bashku me popullin tonë në Kosovë dhe Metohi, por është gjithashtu e rëndësishme që të përpiqemi të pajtohemi për gjithçka që është e mundur me shqiptarët, për të ruajtur paqen. Ai beson se përfaqësuesi Lajçak ka pasur dhe do të ketë një rol të rëndësishëm në qetësimin e tensioneve në Kosovë "- përfundoi Vuçiç.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Situatë e tensionuar dhe shpërthime, pamje nga Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku

Tensione në veri të Kosovës, të shtëna dhe
Komuna

KOSOVË- Disa shpërthime janë dëgjuar në veri të Kosovës, përkatësisht në komunën e Zubin Potokut dhe në Mitrovicën e Veriut.

Nga pamjet e publikuara nga T7, shihet se obljekti ku Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut po punonte është djegur tërësisht. Pas shpërthimeve, forca të shtuara të Policisë u vendosën mbi urën e Ibrit.

Incidente ka pasur edhe në Zubin Potok. Sipas “KoSSev”, në bazë të informacioneve të pakonfirmuara, disa qytetarë serbë janë mbledhur para objektit të komunës dhe kanë penguar disa zyrtarë të komisioneve komunale zgjedhore që të futen brenda objektit.

 

1 VITE ME PARE

Shpërthimet në veri të Kosovës, Policia: Dyshohet për të shtëna armësh, raportohet për të lënduar

Tensione në veri të Kosovës, të shtëna dhe
Policia e Kosoves

KOSOVË- Policia e Kosovës ka dalë me deklaratë zyrtare në lidhje me situatën në veri të vendit ku gjatë natës ka patur disa incidente dhe ditën e sotme janë raportuar dy shpërthime në Zubin Potok.

Në njoftimin e policisë thuhet se në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.

Policia pranon se në disa zona në Zubin Potok dhe në Veri të Mitrovicës janë regjistruar disa incidente ku ka patur të shtëna shkrepje dhe shpërthime.

“Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”, thuhet në komunikatë.

 

Njoftimi i plotë:

 Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore, në vazhdimësi po angazhohet në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore komfor situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në Veri të Mitrovicës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke u bazuar edhe në bashkëpunimin ndërinstitucional i ka bërë kërkesë Policisë së Kosovës për asistencë rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat në veri të vendit.

Me këtë rast, Policia e Kosovës njofton opinionin publik në lidhje me zhvillimet e sigurisë në veri të vendit se, sot më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.

Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor.

Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë në vend dhe ndërmerr masa të nevojshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.

1 VITE ME PARE

Incidentet në Zubin Potok, Petkoviç: Kurti dëshiron ta destabilizojë Veriun me zgjedhje të paligjshme

Tensione në veri të Kosovës, të shtëna dhe
Petkovic

SERBI- Drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviç ka reaguar pas incidenteve të ndodhura në Zubin Potok ku akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Petkoviç tha se trupat e policisë së Kosovës janë dërguar në Zubin Potok me urdhër të Kurtit dhe si për ironi kjo u bë sot që në Tiranë po mbahet Samiti BE – Ballkani Perëndimor në Tiranë.

“Albin Kurti sot ka dërguar policë me tyta të gjatë në ambientet e komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës dhe Metohisë për të tentuar dhunshëm të përgatisë terenin për mbajtjen e zgjedhjeve të paligjshme të tij”, ka shkruar Petkoviç në Facebook.

Petkoviç gjithashtu e ka konsideruar këtë ndërhyrje si demonstrim brutal të forcës dhe një provokim për shtimin e tensioneve të reja të shkaktuara nga Kosova.

“Ky është demonstrimi më brutal i forcës dhe provokimi i tensioneve dhe provokimeve të reja nga Prishtina e cila po tenton të zbatojë masat e saj të paligjshme dhe të njëanshme me dhunë dhe veprime të njëanshme dhe të provokojë një destabilizati të ri për mundësi në budallallëqe”, ka pretenduar ajo.

Në përfundim Petkoviç është shprehur se Kurti “dëshiron ta destabilizojë Veriun”.

1 VITE ME PARE

Tensionohet situata në veri të Kosovës, në Zubin Potok dëgjohen dy shpërthime brenda pak minutash

Tensione në veri të Kosovës, të shtëna dhe
Mitrovice

KOSOVË- Sot, pak pas orës 13:00 në komunën e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potok në Kosovë kanë, kanë ndodhur dy shpërthime por ende nuk ka detaje për vendin dhe arsyen.

Sipas mediave serbe, lajmin e ka konfirmuar dhe kryetari i IG për Zubin Potok dhe këshilltari i fundit për KSS në këtë komunë, Milija Bishevac. Në prag të këtij konflikti, mbrëmë është thyer një dritare në dhomën e komisionit zgjedhor në pjesën veriore të Mitrovicës ndërkohë që sirenat sapo janë dëgjuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Anëtarët e rinj të komisionit zgjedhor komunal për katër komunat e veriut, siç bënë të ditur një ditë më parë, kanë tentuar sot të vijnë në ambientet e këtyre institucioneve në veri. Në bazë të informacioneve ende të pakonfirmuara nga terreni, ata fillimisht kanë ardhur në komunën e Zubin Potokut të shoqëruar nga policia.

Menjëherë pas mbërritjes së tyre, në këtë komunë janë dëgjuar sirena, pas së cilës një grup më i madh i qytetarëve janë mbledhur para objekteve të KKZ-së.

Këtë informacion për KoSSev e kanë konfirmuar disa banorë të Zubin Potokut, ndër ta edhe këshilltari i fundit në këtë komunë, Milija Bishevac. Ai ka konfirmuar se qytetarët nuk kanë lejuar, siç ka deklaruar, zaptimin e lokalit, kur ka ndërhyrë edhe policia.

Nga ana tjetër, Bishevac ka mohuar se ky incident ka ndodhur para mbërritjes së tij në vendin e ngjarjes, por se pretendimet janë konfirmuar nga qytetarët e mbledhur. Ai tha se sirenat e alarmit ranë në heshtje kur përfaqësuesit e komisionit zgjedhor dhe të policisë u larguan nga ndërtesa e komunës. Përveç tyre, në vendngjarje ndodhen edhe katër vetura të EULEX-it.

tensione në veri të kosovës albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?