LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

LUFTA/ Grupi "Wagner" tërhiqet nga Bakhmut! Paralajmërim për sulm ajror në 11 rajone të Ukrainës

•Zhvillime nga lufta në Ukrainë. Grupi ushtarak 'Wagner' njoftoi se po tërhiqet nga Bakhmut dhe do t'ia dorëzojë kontrollin e qytetit lindor ushtrisë ruse. •Ukraina rrëzoi 10 raketa dhe mbi 20 dronë të lëshuar nga Rusia në sulmet e natës në kryeqytetin Kiev, qytetin e Dnipros dhe rajonet lindore. •Një anije ruse u godit nga një anije sipërfaqësore pa pilot në Detin e Zi. •Ndërkohë Rusia shkatërroi një digë në rajonin lindor të Donetskut, duke i lënë fshatrat përreth në rrezik përmbytjeje, sipas një zyrtari ukrainas. •Më shumë se 200 fëmijë ende nuk janë evakuuar nga fshatrat në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës. •Ndërkohë SHBA ka vendosur sanksione ndaj kreut të grupit Wagner në Mali mes akuzave për komplot armësh. •Një marrëveshje është arritur mes Putin dhe Lukashenkos, ku Rusia tashmë ka filluar transferimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi.

8 artikuj për këtë temë.

3 DITE ME PARE

Sulmi në klinikën mjekësore të Dnipro-s/ Momenti kur të lënduarit e gjakosur nxirren nga ambjenti i përfshirë nga flakët

LUFTA/ Grupi "Wagner" tërhiqet nga Bakhmut! Paralajmërim
pamje nga spitali

UKRAINË- Të paktën dy persona janë vrarë dhe 23 janë plagosur nga një sulm me raketë në një klinikë mjekësore në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro. Pamje nga ndërtesa e përfshirë nga flakët janë bërë virale në rrjet, teksa personat e plagosur me fytyra të gjakosura po evakuuohen nga spitali.

Nga 23 të plagosurit, 21 janë në spital dhe tre janë në gjendje të rëndë. Mes të plagosurëve ndodhen gjithashtu dy djem të moshës tre dhe gjashtë vjeç.

3 DITE ME PARE

Medvedev e quan "klloun" presidentin ukrainas: S’ka negociata me Zelenskyyn në krye

LUFTA/ Grupi "Wagner" tërhiqet nga Bakhmut! Paralajmërim
Zelenskyy dhe Medvedev

RUSI- Ish presidenti rus, Dmitry Medvedev ka thënë se nuk do të ketë bisedime paqeje për sa kohë në pushtet është Volodymyr Zelenskyy, të cilin e quajti ‘klloun’, raportojnë mediat e huaja.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëare tha se Rusia nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket negociatave për sa kohë që Zelenskyy është në pushtet.

“Për sa kohë që regjimi aktual dhe kllouni Zelensky janë në pushtet në Kiev, bisedimet do të jenë të pamundura. Gjithçka përfundon gjithmonë me negociata. Kjo është e pashmangshme, por për sa kohë që këta njerëz janë në pushtet, situata për Rusinë nuk do të ndryshojë sa i përket negociatave”, tha ai.

3 DITE ME PARE

Forcat ruse sulmojnë një spital në Dnipro, Zelenskyy: Dy të vdekur dhe 23 të plagosur

LUFTA/ Grupi "Wagner" tërhiqet nga Bakhmut! Paralajmërim
Zelenskyy

UKRAINË- Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se dy person ka humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një sulm rus mëngjesin e sotëm në një spital në qytetin Dnipro. Mediat e huaja raportojnë se mes të plagosur1%ve janë edhe dy fëmijë të moshës 6 dhe 5 vjeç.

“Terroristët rusë kanë konfirmuar edhe një herë se sa çnjerëzorë janë. Ata sulmuan me raketa një spital në qytetin e Dnipro. Deri më tani, një person ka humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur.Të gjitha shërbimet e nevojshme janë në gatishmëri. Ngushëllimet e mia familjes së të ndjerit. Ne duhet t’i mposhtim këta çnjerëzor sa më shpejt të jetë e mundur. Sepse koha jonë është populli ynë. Dhe njerëzit tanë janë gjëja më e çmuar në Ukrainë,” tha Zelenskyy në raportimet e para nga sulmi.

3 DITE ME PARE

Gjenerali amerikan: Ukraina nuk duhet të përdorë armatimin e SHBA-së brenda territorit rus Rusisë

LUFTA/ Grupi "Wagner" tërhiqet nga Bakhmut! Paralajmërim
Mark Milley

SHBA- Gjenerali më i lartë amerikan, Mark Milley njoftoi se i kanë kërkuar prej kohësh Ukrainës që të mos përdorë pajisje ushtarake të ofruara nga SHBA për të kryer sulme brenda territorit rus. Një kërkesë tjetër ka ardhur nga Milley pas akuzave nga Rusia se ushtria ukrainase përdorte armatime të SHBA-së, shkruan Reuters.

“Nuk mund të them me saktësi përfundimtare në këtë moment për ju nëse unë pashë të njëjtën video nëse kjo është pajisje e furnizuar nga SHBA apo jo, cila ishte natyra e sulmit, kush i bëri çfarë kujt. Nuk mund ta them me saktësi këtë moment, por mund të them se ne u kemi kërkuar ukrainasve që të mos përdorin pajisjet e furnizuara nga SHBA për sulme të drejtpërdrejta në Rusi," theksoi Milley një konferencë për shtyp në Pentagon.

3 DITE ME PARE

Lufta/ SHBA vendos sanksione ndaj kreut të grupit Wagner në Mali

LUFTA/ Grupi "Wagner" tërhiqet nga Bakhmut! Paralajmërim
grupi Wagner

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj kreut të Grupit Wagner në Mali. Mediat e huaja shkruajnë se SHBA akuzon ushtrinë private ruse se po përpiqet të fshehë përpjekjet e saj për të blerë pajisje ushtarake për përdorim në Ukrainë dhe se punon përmes Malit dhe vendeve të tjera.

3 DITE ME PARE

'Trondit' me deklaratën Medvedev: Lufta mund të zgjasë për dekada

LUFTA/ Grupi "Wagner" tërhiqet nga Bakhmut! Paralajmërim
Dmitry Medvedev

RUSI- Ish-presidenti Dmitry Medvedev tha se Lufta në Ukrainë mund të zgjasë për dekada. Mediat e huaja shkruajnë se sipas Medvedev lufta mund të kthehet në një konflikt të karakterizuar nga periudha të gjata luftimesh të ndërthurura nga armëpushimet.

"Ky konflikt do të zgjasë një kohë shumë të gjatë, ka shumë të ngjarë dekada. Për sa kohë që ekziston një fuqi e tillë, do të ketë, të themi, tre vjet armëpushim, dy vjet konflikt dhe gjithçka do të përsëritet”, -tha Medvedev.

Kujtojmë se në janar, Medvedev tha se nëse Rusia mposhtet, mund të shkaktojë një luftë bërthamore.

3 DITE ME PARE

Japonia vendos sanksione të reja ndaj 80 organizatave të Rusisë

LUFTA/ Grupi "Wagner" tërhiqet nga Bakhmut! Paralajmërim
Foto ilustruese

Japonia do të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë pasi samiti i Grupit të Shtatë (G7) që vendi priti javën e kaluar ra dakord për të rritur masat për të ndëshkuar pushtimin e Ukrainës nga Moska, tha të premten kryesekretari i kabinetit të kryeministrit japonez Hirokazu Matsuno.

Të enjten, Matsuno, zëdhënësi kryesor i qeverisë së Tokios, kritikoi veprimin e fundit të Rusisë për vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, duke deklaruar se do të përshkallëzonte edhe më tej situatën rreth pushtimit të Ukrainës.

"Si i vetmi vend që ka pësuar bombardime bërthamore gjatë kohës së luftës, Japonia nuk e pranon kurrë kërcënimin bërthamor të Rusisë, e lëre më përdorimin e tij", tha Matsuno në një konferencë të rregullt për shtyp.

Udhëheqësit e G7, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Gjermaninë dhe Francën, javën e kaluar treguan vendosmërinë e tyre për të mbështetur Ukrainën me ndihma ushtarake shtesë dhe sanksione ndaj Rusisë, në samitin vjetor të mbajtur në Hiroshimë.

Në një veprim të koordinuar me G7, Japonia do të ngrijë asetet e 78 grupeve dhe 17 individëve, duke përfshirë oficerë të ushtrisë në Rusi dhe do të ndalojë eksportet në 80 entitete ruse, si laboratorët kërkimorë të lidhur me ushtrinë. Japonia do të ndalojë gjithashtu ofrimin e shërbimeve të ndërtimit dhe inxhinierisë për Rusinë, megjithëse detajet e masës do të shpallen në një datë tjetër, tha një deklaratë e ministrisë së tregtisë./REL

3 DITE ME PARE

Lufta në Ukrainë/ Kievi paralajmëron rritje të rrezikut të sulmeve raketore ruse

LUFTA/ Grupi "Wagner" tërhiqet nga Bakhmut! Paralajmërim
foto ilustruese

UKRAINË- Autoritetet ushtarake në kryeqytetin ukrainas të Kievit kanë raportuar për një rrezik të shtuar të sulmeve me raketa ruse në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mediat e huaja raportojnë se pritet për sulm ajror në 11 rajone të Ukrainës.

Ata thanë se mbrojtja kundërajrore po funksiononte në të gjithë rajonin. Administrata ushtarake e Kiev njoftoi se Ukraina rrëzoi 10 raketa dhe mbi 20 dronë të lëshuar nga Rusia në sulmet e natës në kryeqytetin Kiev, qytetin e Dnipros dhe rajonet lindore.

"Rrezik i shtuar i raketave! Mbrojtja ajrore po funksionon në rajon," tha administrata ushtarake rajonale e Kievit në një mesazh në Telegram.

Rusia ka nisur qindra sulme me raketa në objektiva në të gjithë Ukrainën që nga tetori i kaluar, duke kërkuar të shkatërrojë infrastrukturën kritike dhe objektiva të tjerë. Në javët e fundit Ukraina tha se rrëzoi shumicën e raketave.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e fton: Hajde se unë nuk shaj...

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

“E dashuroj, e dua shumë”/ E reja nga Korça ia shpreh NDJENJAT Edi Ramës në mes të turmës

Analiza e zgjedhjeve, Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, mblidhni çdo fakt

Berisha:U bë përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare për të shuar..

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarin

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…

Habib Rexha del para gjykatës së Durrësit!

Lezhë, gjenden 3 mijë fidanë kanabis të mbjellë në kubikë, në fshatin Ungrej, ende nuk dihen autorët

Sherr mes të dehurve në Vlorë, njëri goditet me shishe në kokë

PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët

Aksident në Tiranë, “Audi” përplaset me taksinë

Elbasan/ Do të vriste një të dënuar për drogë me të cilin kishte bërë sherr, në kërkim 23-vjeçari!

Pastori Akil Pano fiton gjyqin kundër komunitetit LGBT për nismën ‘Prindin 1 dhe Prindin 2’

Lexon denoncimin, Berisha: Dan Hutra, vrasësi i grave ka mbledhur vota për Rakip Sulin.

Shkodër, sekuestrohet parcela me 1437 rrënjë kanabis, 2 në pranga dhe 2 në kërkim

Shpërthim tritoli në një fasoneri në zonën e Freskut, dëme të shumta materiale

Përmbytet Lezha për 5 minuta

'Acarohet' Felaj, gafa e drejtueses së Kuvendit: Vari lesht

Rikthimi i Bashës në krye të PD, Berisha: Vegël në duar të Ramës

Rama "falenderon" opozitën: Rezultati i zgjedhjeve është edhe vepra juaj Rama kundër maxhorancës….

Rama-Dash Sulës: Vdeksha unë për ty o jetimi im

Bardhi i drejtohet Ramës: Pushtetin ta dhanë Doshi e Dako të shpallur non grata, ti je llumi…

Sula: Çfarë kemi bërë të na rritet rroga? Turp më të madh ska

Tabaku: Punon shqiptari dhe pasurohet oligarku

Dibër/ Mbytet tragjikisht një 13 vjeçar në liqenin e fshatit Shumbat, banorët: Pamë çorapen dhe….

Lëvizja Bashkë i pret rrugen Ahmetajt ne protesten para Kuvendit

Rritja e pagave të deputetëve e ministrave,Qorri:Rroga e tyre 39 herë më e madhe se e pensionistit

Zgjedhjet vendore, Rama takim me Glover

'Zoti kryetar'/Basha i ndërhyn të riut: Të lutem, unë s'jam më kryetar, mu drejtoni Basha ose Lulzim

Përfundon mbledhja e PD-së/ Do e pranojë drejtimin e partisë? Tabaku: Të mos përsëriten gabimet...

Dështimi në 14 maj, deputeti Sula: E pafalshme! Po nuk u bashkuam jemi të marrë fund

PD pa kryetar, Xhaferaj dhe Korreshi me një mendim: Nuk duhet të kandidojë as Berisha dhe as Basha

Basha rikthehet në PD? Alibeaj: Çdo kush ka të drejtë të kandidojë

Berisha: Rama bleu votat, per te 'Fajin e ka Saliu'

Marrëveshja me Britaninë për të burgosurit, Manja jep detaje: Është 2-vjeçare, por mund të rinovohet

Momenti ku Habib Rexha është larguar me vrap pasi ekzekutoi me armë zjarri Arjan Gosën.

Korreshi: Ore a ju marrin këta të dysheqeve? Se iu hap barku atyre per ne.

Berisha: PD nuk do e mbronte votën me armë apo dhunë! Kjo ishte detyra jonë kryesore

Humbja më e thellë në histori ndaj Veliajt/ Këlliçi: Duhet të bashkohemi të gjithë faktorët

Braçe kritika për ligjin e qeverisë për rritjen e pagave. Shqetësuese paga titullarit dhe punonjësit

Deputetët replikojnë për pagat /Spaho: Mos u tallni me njerëzit, në Albcontrol trajtohen me xhakuzi

Rritja e pagave, Shehaj: Rrisim pagat për popullin, jo për vete. Turp. S'duhet të përjashtohemi

PËRGJAKET VENDI I SHENJTË! Dhunohet rojet e Kishës së Laçit, u përplasën me shitësit ambulantë

Kallzimet për 14 Majin, Flamur Noka thirret në SPAK

Rama falenderon dibranët me dajre

Rritja e pagave, Rama: Miratohet këtë të enjte. Në rrogën e Majit, merrni dhe shtesën e Prillit