LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive komunale, BE: Të shpallen menjëherë zgjedhjet!

•Dita e 6 e protestave në veri të Kosovës. •Qytetarët serbë prej mëngjesit të sotëm janë mbledhur para selive komunale, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, ku ushtarët e KFOR dhe forcat speciale të Policisë së Kosovës kanë krijuar një perimetër sigurie përmes gardhëve me gjemba. •Situata aktualisht paraqitet e qetë dhe nuk raportohet për incidente. •Kërkesa e serbëve ngelet e njejtë, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar dhe forcave të Policisë. •Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është dakord për zgjedhje të parakohshme në veri të vendit por së pari, ka thënë ai, duhet që bandat e mbështetura nga Beogradi të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë. •Ndërkohë, një reagim ka ardhur sot edhe nga Shtëpia e Bardhë e cila u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për çtensionimin e situatës në veri vendit. •Sakaq, Përfaqësuesi i politikës së Jashtme të BE, Josep Borrel u bëri sot thirrje palëve që të marrin masa për të ulur tensionet dhe të punojnë për vendosjen e qetësisë në veriun e vendit, duke paralajmëruar se dështimi për të bërë një gjë të tillë do të ketë pasoja negative për të dyja palët. •Në deklaratën për shtyp theksohej gjithashtu se duhet të shpallen sa më shpejt zgjedhjet e parakohshme në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. 

22 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

'Serbia e Rusia do të dështojnë'/ Sveçla publikon pamje nga TRAZIRAT e 29 majit: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk do të kenë sukses

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se përpjekjet për të destabilizuar Kosovën nuk do të kenë sukses. Përmes një reagimi në “twitter", ai shprehet se kjo përpjekje e Serbisë dhe Rusisë nuk do të kalojë. 

Në këtë reagim Sveçla ka bashkëngjitur edhe një video gjatë protestave në veri, ku është shkruar simboli Z, kryqi me 4S de bluza me simbolin e Wagnerit. Kreu i MPB-së thotë se këto fakte janë dëshmi e origjinës së sulmeve nga kriminelët të organizuar nga Serbia dhe të frymëzuar nga Rusia.

"Idhulli i tyre është Millosheviçi, modeli i tyre është Putini. Përpjekjet për të destabilizuar vendin tonë nuk do të kalojnë. Serbia dhe Rusia nuk do të kalojnë”, ka shkruar Sveçla. 

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

3 MUAJ ME PARE

Tensionet në veri/ Lajçak dhe Escobar vizitë dy-ditore në Kosovë e Serbi

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

KOSOVË- Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar do të zhvillojnnë vizitë dy ditore ne Kosovë dhe Serbi, përkatësisht ditën e hënë dhe të martë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Në fokus të bisedimeve do të jetë tensionet në veri të vendit. 

“Mund të konfirmoj se përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak do të shkojë në Prishtinë dhe Beograd të hënën dhe të martën, së bashku me të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, për të ndjekur thirrjet e nivelit më të lartë të BE-së për de-përshkallëzimin e tensioneve në veriun e Kosovës. Përshëndetjet më të mira”, tha Stano.

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

3 MUAJ ME PARE

Situata në veri/ OSBE propozon 9 hapa për shtensionimin e situatës: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Bujar Osmani

KOSOVË- Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me presidencën e OSBE-së, Bujar Osmani ka bërë të ditur nëntë hapat e këtij institucioni për atë se si duhet të shtensionet situata në veri të Kosovës, kthimin e serbëve dhe për pjesëmarrjen e tyre në procese demokratike. 

Hap i parë është që Kosova dhe Serbia të riafirmojnë përkushtimin e tyre për marrëveshjen e Ohrit dhe për aneksin e implementimit. Largimi i policisë speciale të Kosovës nga komunat në veri dhe reduktimi i forcave serbe është hapi i dytë sipas OSBE-së.

Në hapin e tretë thonë se sigurinë në terren duhet ta marrin në dorë policia e rregullt me asistencën e KFOR-it dhe EULEX-it.  Si hap i katërt është anulimi i protestave, the kthimi në normalitet i shërbimeve komunale.

“Jeta normale fillon, garantohet akçes për punëtorët e komunave”, thuhet në hapin e katërt.

Si hap të pestë propozojnë që kryetarët e rinj të japin dorëheqje në verën e këtij viti për të hapur rrugën për zgjedhje të reja komunale.

Hapi i gjashtë, sipas OSBE-së është që zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të bëhen në këtë vit, me përkrahjen e OSBE-së për procesin elektoral e që do të rris besueshmërinë në radhët e komuniteteve. 

OSBE në hapin e tetë thotë se do të merret me rininë përmes programeve për pajtim dhe në  hapin e fundit thonë se OSBE mbështet implementimin në mirëbesim të marrëveshjeve që janë arritur dhe rinisjen e një dialogu kuptimplotë. 

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

3 MUAJ ME PARE

Paralajmërimi i Borell për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Rama: BE s’mund të ishte më e qartë se kaq!

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Edi Rama dhe Josep Borell

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas paralajmërimit të përfaqësuesit të Jashtëm të BE-së, Josep Borell se duhet të mbahen menjëherë zgjedhjet në veri të Kosovës, përndryshe do të merren masat nëse nuk ulen tensionet. Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë përshëndet vendimin e BE-së, ndërsa e ka konsideruar absurd vendosjen e forcave të policisë në ndërtesat boshe. Nga ana tjetër, ai shprehet se vendosja e trupave të ushtrisë në kufirin e një vendi tjetër është veprim jo evropian.

"BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkaktuese dhe më pak evropiane", shkruan Rama ne Twitter. 

Përfaqësuesi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian përmes një deklarate për shtyp të publikuar në faqen e Këshillit Evropian u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masat për të ulur tensionet, dhe të punojnë për vendosjen e qetësisë në veriun e vendit, duke paralajmëruar se dështimi për të bërë një gjë të tillë do të ketë pasoja negative për të dyja palët. Në deklaratën për shtyp theksohej gjithashtu se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat, dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse.

3 MUAJ ME PARE

Mediat lokale në Veri: Para objektit të Komunës në Zubin Potok nuk ka më protestues

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Zubin Potok

KOSOVË- Mediumi lokal “Kontakt Plus Mitrovica” raporton se para ndërtesës së Komunës në Zubin Potok nuk ka serbë lokalë që po protestojnë. Duke cituar burimet e tyre në terren, Kontakt Plus shkruan se rreth orës 11:00 është thënë se s’ka qytetarë serbë.

Për momentin nuk ka informacione zyrtare nëse ka përfunduar protesta e qytetarëve në Zubin Potok”, shkruan “Kontakt Plus Mitrovica”. 

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

3 MUAJ ME PARE

'Serbia ka implementuar të gjitha marrëveshjet nga 2013'/ Bislimi përgënjeshtron deklaratat e Vuçiç: Propagandë e pastër! (publikon DOKUMENTIN)

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Besnik Bislimi

KOSOVË- Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës dhe numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar lidhur me deklartatat e bëra së fundmi nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç për prestigjozen amerikane CNN, ku shprehej se Serbia ka implementuar të gjitha marrëveshjet që nga 2013 e deri sot. Bislimi thotë se një gjë e tillë s’është e vërtetë dhe nuk konsiston me realitetin.

“Janë fakte të rreme, propagandë e pastër”, ka shkruar Bislimi.

Në këtë reagim ai ka bashkëngjitur një listë të shkeljeve që ka bërë Serbia. Këtu Bislimi ka përmendur shkeljen që Serbia i ka bërë marrëveshjes lidhur me deklarimet the thirrje kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe votën kundër në Këshillin e Evropës

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.  

3 MUAJ ME PARE

Ambasadori francez: Macron, Scholz e Borell kanë treguar qartë kushtet për daljen nga kriza në Veri

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Olivier Guerot

KOSOVË- Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar pas deklaratës së Josep Borell lidhur me situatën në veri të Republikës së Kosovës dhe për kushtet që Brukseli kërkon nga Kosova dhe Serbia për de-eskalim të situatës. Përmes një postimi në Twitter, Guerot thotë se qëndrimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në emër të 27 shteteve është shumë i qartë. Ambasadori francez shton se presidenti Macron, kancelari Scholz dhe Borell qartazi kanë treguar kushtet për të dalë nga kriza dhe thotë se për këtë e kanë mbështetjen e gjithë BE-së. 

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve.  

3 MUAJ ME PARE

'Do të ketë protesta kundër qeverisë në Serbi'/ Paralajmërimi i analistes amerikane: Vuçiç nuk e pranon që miliona serbë nuk e duan

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Ivana Stradner

Analistja amerikane Ivana Stradner ka reaguar mbi protestat e fundit në veri të Kosovës dhe qëndrimin e serbëve ndaj presidentit të tyre. Përmes në shkrimi të gjatë në faqen e saj zyrtare në Twitter, Stradner shprehet se presidenti Aleksandër Vuçiç nuk mund të pranojë sa miliona serbë nuk e duan atë. Ndërsa shton se Kremlini pretendon se Perëndimi në Serbi po komploton një revolucion të stilit Maidan.

“Do të ketë protesta masive në Beograd të Serbisë kundër qeverisë. Vuçiç pretendon se sipas shërbimit të inteligjencës nga Lindja pritet një revolucion i ri me ngjyra. Këtë javë qeveria ruse tha se Perëndimi po komploton një revolucion të ri të ‘stilit Maidan’ në Serbi. Egoja e Vuçiçit nuk mund të pranojë që miliona njerëz në Serbi nuk mund ta durojnë atë dhe kjo është një lëvizje bazë”, ka shkruar Stradner.

Stradner gjithashtu shprehet se Vuçiçi është kthyer në objekt talljeje në Serbi.

“Vuçiç në intervista i pëlqen të theksojë se ai është një aktor racional, por ai është shumë i shtyrë nga emocionet që ai nuk mund t’i kontrollojë veçanërisht pakënaqësia dhe urrejtja. Madhështia e tij, pasi ai dëshiron të jetë një Josip Broz Tito i ri, është shpesh objekt talljeje në Serbi. Është shumë qesharake se si serbët gjithashtu tallen me Vuçiçin për sjelljen e tij ndaj Putinit, pasi ky i fundit e ka poshtëruar atë shumë here,” përfundoi Stradner.

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

3 MUAJ ME PARE

'Zgjedhje të reja në 4 komunat'/ BE paralajmëron: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, ose do të përballen me pasoja të rënda

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Josep Borrell

Bashkimi Evropian u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të ulur tensionet dhe të punojnë për vendosjen e qetësisë në veriun e trazuar të Kosovës, duke paralajmëruar se dështimi për të bërë një gjë të tillë do të ketë pasoja negative për të dyja palët.

Në një deklaratë të lëshuar nga shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në emër të 27 vendeve anëtare të bllokut dënohen aktet e dhunshme kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave në veri të Kosovës. "Dhuna mund të ishte shmangur dhe duhet shmangur në të ardhmen”, thuhet në komunikatë, në të cilën theksohet se blloku qëndron fuqishëm në mbështetje të misionit të NATO-s dhe atij të BE-së për sundimin e ligjit në përmbushjen e mandateve të tyre.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të shtensionuar situatën, t’i japin fund retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pa bashkërenduar. Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht. Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të vendosura. Dështimi për të ulur tensionet do të çojë në pasoja negative”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën për shtyp theksohej gjithashtu se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse.

“Presim që Kosova të veprojë në mënyrë që nuk e përshkallëzon situatën, dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t'i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse. Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje” theksohet më tej në deklaratë në të cilën shprehet “shqetësimi për shkallën e gatishmërisë më të lartë të Forcave të Armatosura Serbe”. Bashkimi Evropian po ashtu kërkon që Kosova dhe Serbia “të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës, e cila garanton siguri, dhe demokraci për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Kjo përfshin fillimin pa vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet në deklaratën e zotit Borrell./ VOA/

3 MUAJ ME PARE

Trazirat e 29 majit/ Policia jep detaje: Rreth 70-80 serbë sulmuan me armë zjarri, gurë e tulla betoni

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Policia e Kosovës

KOSOVË- Policia e Kosovës ka dhënë detaje të përplasjeve të dhunshme të 29 majit mes policisë, ushtrisë së KFOR dhe serbërve në Zveçan. Policia ka informuar se rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni kanë sulmuar shërbimet e policisë. Rasti është cilësuar si “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.

“Zveçan/Rreth 70-80 persona të dhunshëm, duke përdorur mjete eksplozive të ndryshme, armë zjarri, gurë dhe tulla betoni kanë sulmuar zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë. Nga ana tjetër protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar janë detyruar të hyjnë në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Të hënën (29) protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të paqeruajtësve, derisa kanë dëmtuar e djegur vetura të mediave, po ashtu edhe atë të Top Channel. Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it. Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat policore nga ndërtesat komunale", njofton Policia. 

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

3 MUAJ ME PARE

Situata në veri/ Thirrja e NATOs-s, ​Turqia do të dërgojë trupa në Kosovë

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Veriu i Kosovës

KOSOVË- Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njofton se do të dërgojë në Kosovë një batalion rezervë të ushtarëve pas kërkesës së bërë nga NATO. Një vendim i tillë i NATO-s për rritjen e numrit të forcave në Kosovë ka ardhur pas ngjarjeve dhe tensioneve në veri të Kosovës. Ushtarët turq do të vendosen në Kazermën “Sulltan Murat” përgjatë katër dhe pesë qershorit. 

“Pas ngjarjeve të ndodhura në Kosovë, një batalion komando i lidhur me komandën tonë të Brigadës së 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë (Kırklareli), i cili më parë ishte caktuar në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), u caktua si njësi rezervë, në bazë të kërkesës së bërë nga Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s/Napoli (Itali)”, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë thotë se kërkohet një qëndrim konstruktiv dhe thirrje për përmbajtje tek palët, për zgjidhjen e situatës në veriun e “Kosovës miqësore e vëllazërore” përmes dialogut, meqë sipas tyre e dëmton sigurinë dhe stabilitetin rajonal. NATO ka vendosur për 700 trupa shtesë në Kosovë, ndërkohë edhe një batalion tjetër rezervë është vënë në gjendje të lartë gatishmërie.

3 MUAJ ME PARE

'Protestat të ndalojnë'/ Kurti: Veriu i Kosovës ka nevojë për zgjedhje të lira dhe sundim të ligjit

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës. Ai ishte sot në fshatin Muhoc të Ferizajt, për vendosjen e themelit të shtëpisë së familjes gorane përfituese e mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

“Situata në veri të Kosovës duhet të de eskalohet, për këtë është e nevojshme që të mos ketë më protesta të dhunshme, ata të cilët i kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe gazetarët duhet të përballën me drejtësinë, e që në të ardhmen të kemi zgjedhje të lira, ku qytetarët e shprehin lirshëm vullnetin e tyre”, tha ai. 

Sipas tij, veriu i Kosovës, ka nevojë për zgjedhje të lira, por nevojitet paraprakisht sundim të ligjit, si dhe fushata për zgjedhje të jetë e lirë. 

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

3 MUAJ ME PARE

Pas TRAZIRAVE të së hënës/ Serbët nuk ndalen, organizojnë në rrjete sociale fushatë me thirrje për vrasjen e ushtarit amerikan në Veri (FOTO)

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Veriu i Kosovës

KOSOVË- Tensionet në veri të Kosovës prej disa ditësh kanë rritur prezencën e forcave speciale të Policisë dhe ushtrisë së KFOR, përfshirë dhe ato amerikane, të cilët kanë krijuar një perimetër sigurie për të shmangur çdo incident.

Protesta e ditës së hënë agravoi në dhunë e përdorimin e armëve, ku për pasojë disa ushtarë të KFOR-it, italianë e hungarez mbetën të plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur me fraktura e djegie nga mjetet e përdorura. Por mesa duket kjo është më e pakta që mund të bëjnë serbët. 

Në rrjetin social “twitter” disa llogari me emra të ndryshëm, kanë nisur një fushatë linçuese kundër një ushtari të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin kanë arritur që të identifikojnë nga një fotografi që i është shkrepur atij në veri të vendit. 

“Amerikan, Kosova është Serbi, kthehu në shtëpi”, ka shkruar një prej llogarive që ka shpërndarë fotografinë e ushtarit amerikan.

Një tjetër llogari, ka komentuar tek postimi i njejtë duke bërë thirrje për vrasjen e ushtarit.

“Kthehu në shtëpi, ose do të vritesh”, shkruan një komentues tjetër.

“Stanley solli një armë automatike në tokën e shenjt serbe, ai kurrë s’duhet të kthehet më në shtëpi”, është komenti tjetër.

Një tjetër llogari ka shkruar se “Stanley është një ushtar fashist” dhe se “NATO është organizatë Naziste që synon shkatërrimin e Rusisë”.

Përveç këtyre komenteve e thirrjeve për vrasje ka edhe dhjetëra komente tjera që linçojnë e shajnë në drejtim të ushtarit amerikan.

3 MUAJ ME PARE

Kryetari i Zubin Potokut: S’jam dakord për zgjedhje të reja, po vijojmë me takime për konsolidimin e kabinetit

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Izmir Zeqiri

KOSOVË- Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë të ditur se edhe sot po vazhdon ditën me aktivitete dhe konsolidimin e kabinetit të tij. Ai tha se vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së tij se është kundër zgjedhjeve të reja.

“Edhe sot po vazhdojmë me disa takime për konsolidimin e kabinetit. Unë nuk dua të bie ndesh me ligjin, për t’u shpallur zgjedhjet e reja duhet të ketë njëfarë arsye, por për momentin s’jam duke menduar për këtë gjë”, tha Zeqiri për Klan Kosova.

Kërkesa për zgjedhje të reja në veri erdhi nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ndërsa i gatshëm për to u shpreh edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

3 MUAJ ME PARE

Kurti për 'The Washington Post': Nuk përulem ndaj kërkesave për largim të njësive speciale derisa protestat të ndalojnë

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për prestigjozen britanike 'The Washington Post' ka folur rreth situatës së tensionuar ditët e fundit në veri të vendit. Ai shprehet se Perëndimi kërkon që të sigurojë paqe, ndërsa shton se nuk mund të ulet ndaj kërkesave ndërkombëtare për largimin e policisë nga ndërtesat komunale derisa protestuesit të shpërndahen apo arrestohen. 

“Kur keni të bëni me të djathtën ekstreme, me ultranacionalistë dhe regjime autoritare shumë të rrezikshme, deklaratat që synojnë të ruajnë paqen thjesht vazhdojnë të inkurajojnë figurat autoritare”, tha Kurti. 

Ndër të tjera kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se SHBA-të janë aleat, mik dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës, por tashmë është koha që të flitet për të vërtetën demokratike ndaj autoritarëve në pushtet.

“Nëse këto turma të dhunshme janë jashtë në Serbi ose në burg (në Kosovë), atëherë ne mund të ulim (numrin e policisë). Jemi përjetësisht mirënjohës e falënderues për rolin e tyre në çlirimin dhe pavarësimin tonë, për sigurinë dhe mbrojtjes”, tha ai, duke sugjeruar se numri i policisë mund të ulet në shifra “njëshifrore”.

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

3 MUAJ ME PARE

Serbët ulen poshtë tendave/ Policia: Situata në veri është e qetë

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Tensione në veri të Kosovës

KOSOVË-  Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë të shtunën për Radion Evropa e Lirë se situata në veri të vendit është e qetë.

Ai ka thënë se monitorimi i situatës dhe angazhimet policore të koordinuara me institucioneve relevante të sigurisë po vazhdojnë në atë pjesë.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, po vazhdojnë angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në komunat veriore”, ka deklaruar mes tjerash Kelani. 

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

3 MUAJ ME PARE

E PLOTA- Tensionet në veri, Rama për BBC: SHBA dhe BE kanë tërësisht të drejtë, Albini e ka gabim këtu

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dalë në krah të ndërkombëtarëve ndërkohë që për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ka thënë se e ka gabim. Për tensionet në veri të Kosovës, ai dha një intervistë për “BBC News”.

Rama tha se të dyja palët, Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti duhet të ulen njëherë e mirë dhe të arrijnë marrëveshje dhe ta zbatojnë atë.

Intervista e plotë;

BBC: Kosova ka qenë në qendër të lajmeve javët e fundit, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit në vijim të zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë etnikë të komunave. Kryetarët e komunave morën mandatet pasi zgjedhjet u bojkotuan nga popullata serbe. Kjo ishte një skenë në qytezën e Zveçanit të hënën, kur u shpërthyen përplasjet midis ushtarëve të drejtuar nga NATO-ja dhe protestuesve serbë, që po përpiqeshin të bllokonin hyrjen në zyrë të kryetarëve të sapozgjedhur të komunave. NATO-ja po planifikon të dërgojë më shumë paqeruajtës, pas plagosjes së 30 prej tyre u plagosën gjatë trazirave. Dhuna, ndërkohë, ka nxitur frikën e rindezjes së konfliktit në Ballkan, ndërkohë që një sërë aktorësh rajonal kanë ndërhyrë në përpjekje për të menaxhuar situatën. Kjo hartë tregon Kosovën, e cila gjendet e kufizuar midis Serbisë në veri dhe Shqipërisë në jug. Pak kohë më parë, fola me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ja, çfarë kishte për të thënë ai.

Kryeministri Edi Rama: Ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, po nuk do ta vija shumë theksin te rreziku. Le të themi se kjo situatë është provokuar së pari nga serbët, të cilët braktisën institucionet, duke krijuar praktikisht një vakum dhe, së dyti, nga autoritetet e Kosovës, që këmbëngulën për vendosjen e këtyre kryetarëve në ndërtesa bosh, ku shumica e popullsisë është kryesisht serbe. Sa për ta sqaruar, zhvillimi i zgjedhjeve ishte gjë shumë e mirë, për të treguar se askush nuk mund të marrë peng procesin demokratik në Republikën e pavarur të Kosovës, por nuk ishte ide e mirë që, më pas, të këmbëngulej që këta katër kryetarë të hynin në ndërtesat bosh nën mbrojtjen e policisë, që solli ndërhyrjen e KFOR-it dhe plagosjen e padrejtë të ushtarëve të KFOR-t.

BBC: Kryeministër, mos po ia drejtoni gishtin si fajtor këtu Albin Kurtit, Kryeministrit të Kosovës?

Kryeministri Edi Rama: Nuk jam këtu për të fajësuar, po përpiqem thjesht t’i përgjigjem pyetjes suaj, ndërkohë që mendoj se tabloja e gjerë është shumë më optimiste, pasi Serbia dhe Kosova, falë Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiçit janë tanimë në pikën më të afërt për arritjen e një marrëveshjeje historike. Besoj po ashtu se fakti që marrëveshja është kaq pranë, mbështetur në të ashtuquajturin propozim franko-gjerman, me rezultat përfundimtar njohjen e ndërsjellë, i ka dëshpëruar njëfarësoj të dy. Është njësoj si një çift në dyert e kishës përpara se të martohen, që i vijnë dyshime, por mendoj se do të jetë …

BBC: Atëherë pyetja është, a do të hyjnë në kishë? A mendoni se do të ketë marrëveshje?

Kryeministri Edi Rama: Mendoj se nuk ka asnjë shans në botë, siç do thoshte dikush… apo siç do thoshte ndonjëherë Shtëpia e Bardhë, që kjo marrëveshje të mos bëhet. Pyetja e vetme është “kur”. Dje ishim të gjithë udhëheqësit në Komunitetin Politik Europian në Moldavi, dhe të gjithë kishin bindje të patundur, sidomos Presidenti francez dhe Kancelari gjerman, se të dyja palët dhe Aleksandar Vuçiçi dhe Albin Kurti duhet të ulen njëherë e mirë dhe të arrijnë marrëveshjen dhe ta zbatojnë atë.

BBC: Albin Kurti ka thënë se Perëndimi po e mban me të mirë Serbinë dhe se reagimi nga ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ka qenë një trysni e tepruar mbi Kosovën.

Kryeministri Edi Rama: Më vjen keq ta them, por kam saktësisht të njëjtin mendim dhe jo për shkak të ndonjë pozite servilizmi, por sepse kam bindjen se ShBA-ja dhe BE-ja kanë tërësisht të drejtë dhe Albini e ka gabim këtu, sepse nuk po përpiqen ta mbajnë Serbinë me të mirë, po përpiqen që më në fund ta çojnë Kosovën në një tjetër nivel, që do të thotë, në një shtet që njihet nga të gjithë, një shtet që mund të zërë një vend në Kombet e Bashkuara dhe në shumë institucione të tjera, ku mungon.

BBC: Po agresioni erdhi nga pala serbe, nga Beogradi.

Kryeministri Edi Rama: Cili?

BBC: Agresioni. Të ashtuquajturit banditë në pamjet që pamë me ushtarët e NATO-s.

Kryeministri Edi Rama: Dëgjoni, po, është e vërtetë dhe nuk ka sesi të mohohet, por, nga ana tjetër, është po ashtu e vërtetë që dërgimi i këtyre kryetarëve të komunave kundër këshillës së mirë të gjithkujt – dhe kur them gjithkujt, e kam fjalën për miqtë dhe partnerët e mëdhenj të Kosovës, pa të cilët Kosova nuk do të ishte ajo që është sot – ishte një hap më i tepërt seç duhej. Thënë kjo, mendoj se Serbia ka reshtur së qeni rrezik për Kosovën që prej vitit 1999, e ka humbur njëherë e përgjithmonë Kosovën që në vitin 1999 dhe tani është koha për paqe. Është koha për normalizim. Është koha për t’u ulur. Është koha për të pranuar dhe për t’i dhënë Serbisë atë që ka qenë më parë në marrëveshje, që do të thotë, asociacionin e komunave me popullsi serbe dhe të drejtën e kishës ortodokse serbe që të ketë aktivitetin e saj brenda Kosovës dhe, nga ana tjetër, Serbia duhet të heqë dorë dhe të kuptojë që Kosova ka ikur dhe të pranojë njohjen e ndërsjellë.

3 MUAJ ME PARE

Deputeti gjerman vizitë në Kosovë: Dëgjova se Kurti po mendon të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme në gjithë vendin

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Deputeti gjerman

KOSOVË- Deputeti gjerman Peter Beyer ka vizituar sot Kosovën. Ai pritet që gjatë ditës së sotme të zhvillojë një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku do të diskutohet mbi tensionet në veri të vendit dhe kërkesën nga Franca, Gjermania dhe BE-ja për zgjedhje të reja. Ai tha se kthimi i serbëve në institucione është i domosdoshëm dhe se zgjedhjet nuk duhet të bojkotohen edhe njëherë. Sakaq ai është shprehur se së fundmi ka dëgjuar një deklaratë të bërë nga kreu i qeverisë, Albin Kurti i cili pretendonte se do të kishte zgjedhje të jashtëzakonshme në të gjithë vendin. 

“Më lejoni të shtojë që dëgjova sot diçka që Kryeministri Albin Kurti është duke menduar për zgjedhje të jashtëzakonshme, pra jo vetëm në Veri por ndoshta në gjithë vendin. Kështu që nuk e di, është diçka që kam dëgjuar sot,” ka thënë Beyer në një intervistë për Klan Kosova.

Në këtë kontekst, Beyer duke iu referuar Kurtit dhe Vuçiçit ka folur gjithashtu kundër lojërave taktike dhe kundër influencimit të serbvë nga Vuçiç për t’i bojkotuar zgjedhjet.

“Pra asnjë bojkot, asnjë lojë taktike, nëse ekziston një vullnet serioz për të shtyrë këtë vend përpara” ka thënë Beyer duke i përmendur Kurtin e Vuçiçin. Për këtë të fundit ai ka kërkuar direkt që të mos i shtyjë serbët drejt bojkotit të pasi ata janë shtetas të Kosovës dhe askush s’duhet të përzihet në këtë situatë.

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

3 MUAJ ME PARE

Vuçiç viziton serbin e plagosur nga protesta në veri, ndan PAMJE nga spitali: Po shërohet!

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Aleksandër Vuçiç

SERBI-  Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka vizituar sot Dragisha Galjak, serb i plagosur nga protesta e së hënës në veri të Kosovës, pas përplasjes me policinë. 

 “Dragiša Galjak, serb i plagosur rëndë nga policia e Kurtit, po shërohet me sukses. I urova shëndet dhe atë që Dragisha luftoi gjithë jetën, lirinë”, shkruan presidenti Vuçiç. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Katër ditët e fundit protestat kanë qenë më të qeta dhe nuk është raportuar për incidente. Por më 26 dhe 29 Maj ndodhen akte dhune fillimisht ndaj policisë së Kosovës që ndihmoi kryetarët të hynin në komuna dhe pastaj ndaj forcave të KFOR-it. Ndërkombëtarët kanë kërkuar uljen e menjëhershme të tensioneve. 

3 MUAJ ME PARE

Protesta në veri të Kosovës/ Situata e qetë, të pranishme edhe mësueset

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Protesta

KOSOVË- Edhe sot vijon protesta në veri të Kosovës, mirëpo situata paraqitet e qetë. Kryesisht në protestë janë duke marrë pjesë gratë, që janë të punësuara në sektorin e edukimit.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 26 majit në komunat e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Serbët lokalë janë duke protestuar rregullisht prej 26 majit në këto komuna, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për marrjen e hapave drejt uljes së tensioneve. Disa diplomatë kanë kërkuar edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"S’e përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme:/ Kurti: Bandat në veri ose të kthehen në Serbi ose do arrestohen

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pajtohet për zgjedhje të parakohshme në veri të Kosovës, por së pari, ka thënë ai, duhet që bandat e mbështetura nga Beogradi të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë.

Në një intervistë për televizionin amerikan NBC, Kurti ka thënë se detajet për zgjedhjet e reja do të diskutohen me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkan Gabriel Escobar, të cilët pritet ta vizitojnë Kosovën në javën e ardhshme.

“Nuk e mohoj mundësinë për për zgjedhje të reja, por drejtësinë së pari duhet ta vendosim në vend. Njëherë duhet të dalin para drejtësisë bandat në veri. Për de-eskalim, bandat e dhunshme duhet ose të kthehen në Serbi ose të arrestohen në Kosovë dhe pastaj mund të kemi zgjedhje të parakohshme”,

Kurti ka thënë se kryetarët shqiptarë që kanë fituar në komunat veriore kanë legjitimitet të ulët, por ka thënë se ata janë të ligjshëm.

“Kryetarët që kanë fituar komunat, kanë legjitmitet të ulët për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Ne kemi ftuar qytetarët për të votuar, por Beogradi i ka shantazhuar. Duhet ta ndalojmë Beogradin që të mos i bullizojë serbët e Kosovës”

Ai ka thënë se Serbisë, e veçanërisht Rusisë, i pengon që Kosova të ketë sukses si shtet.

“Rusia nuk do që Kosova të ketë sukses si shtet, sepse ne jemi një storie suksesi e NATO-s. Nuk jemi një shtet i madh, por jemi shembull i mirë se si demokracia dhe ekonomia mund të rriten së bashku”, 

I pyetur nga gazetari Chuck Todd nëse forcat policore të Kosovës kanë përdorur dhunë të tepruar, Kurti ka thënë se kjo gjë nuk mund të dëshmohet, ngase Policia e Kosovës është forcë profesionale e trajnuar për vite nga SHBA.

“Nuk ka asnjë provë që Policia e Kosovës është sjellur në mënyrë të gabuar. Ata janë trajnuar për 20 vite nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër kemi bandat, që janë këtu për ta destabilizuar Kosovën”, ka thënë ai.

3 MUAJ ME PARE

Shtëpia e Bardhë thirrje Kosovës dhe Serbisë: Kryetarët të punojnë në godina të tjera! Vuçiç të tërheqë ushtrinë

DITA e 6/ Serbët s'tërhiqen, protestojnë para selive

SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi se zëvendës këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Jon Finer u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë tha se Finer kishte biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të premten me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, duke shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për situatën në veri.

“Ai kërkoi nga Qeveria e Kosovës që t'u mundësojë kryetarëve të sapozgjedhur të komunave që t'i kryejnë detyrat e tyre nga vend-ndodhje alternative dhe të tërheqë forcat policore nga ndërtesat komunale. Ai gjithashtu përshëndeti gatishmërinë e kryeministrit Kurti për të punuar për krijimin e kushteve për zgjedhje të reja”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për bisedën me kryeministrin e Kosovës.

Finer gjithashtu i bëri thirrje presidentit serb për marrjen e masave për qetësimin e gjendjes.

“Ai i kërkoi Qeverisë së Serbisë që të tërheqë forcat e saj të armatosura të stacionuara afër kufirit dhe të ulë gjendjen e gatishmërisë, si dhe t'u bëjë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin për telefonatën e së premtes.

Dy ditët e fundit si kryeministri Kurti, ashtu edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kanë shprehur vullnetin për zgjedhjet e reja. Kryetari i komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi, që nga e hëna është në zyrën e tij, pa dalë asnjëherë. Ndërkaq kryetarët e komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, nuk janë në zyrat e tyre.

Serbia nga ana tjetër ka akuzuar qeverinë e Kosovës për acarimin e situatës.

Tensionet pasuan zgjedhjet e 23 prillit në Kosovë, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe. Kryetarë komunash u zgjodhën kandidatët e partive shqiptare dhe dërgimi i tyre në zyrat komunale nxiti reagimin e palës serbe që u hodh në protesta. Të hënën protestuesit u përplasën me forcat paqeruajtëse të NATO-s. Përplasjet shkaktuan plagosjen e 30 ushtarëve dhe nxitën shqetësimin për ripërtëritje të konfliktit në rajonin e trazuar.

Perëndimi ka ushtruar trysni për uljen e tensioneve dhe gjetjen e zgjidhjeve, përfshirë zgjedhje të reja lokale në veri të Kosovës, uljen e gatishmërisë së trupave serbe në kufi dhe riangazhimin për procesin e normalizimit./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN