Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Projektligji që tani kalon në Senat, kombinon premtime elektorale me masa që sipas udhëheqjes së Partisë Republikane synojnë të rishkruajnë modelin e shtetit dhe ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.
SHBA- Me 215 vota pro dhe 214 kundër, Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve miratuan paketën voluminoze fiskale dhe migratore të Donald Trump, e cila mban zyrtarisht titullin “Një Ligj i Madh dhe i Bukur” (“One Big Beautiful Bill”). Projektligji që tani kalon në Senat, kombinon premtime elektorale me masa që sipas udhëheqjes së Partisë Republikane synojnë të rishkruajnë modelin e shtetit dhe ekonomisë së Shteteve të Bashkuara.
Sipas Washington Post, analiza e Zyrës së Buxhetit të Kongresit (CBO), një institucion i pavarur fiskal, tregon se projektligji do të shtojë edhe 2.4 trilionë dollarë në borxhin publik gjatë 10 viteve të ardhshme një borxh që tashmë ka kaluar 36 trilionë dollarë. Megjithëse përfshin shkurtime prej 1 trilion dollarësh në programe sociale, parashikimet tregojnë se ato nuk mjaftojnë për të mbuluar koston e përgjithshme.
Postimi triumfal i Trump
Ndërkohë, me një postim entuziast në rrjetin e tij Truth Social, Trump përshëndeti miratimin nga Dhoma e Përfaqësuesve të një ligji të madh dhe të bukur, të cilin e cilësoi si ndoshta pjesën më të rëndësishme të legjislacionit që është miratuar ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Paketa përfshin: ulje të mëdha të taksave, përjashtim të plotë nga taksat për bakshishet dhe orët shtesë, lehtësime fiskale për blerjen e makinave amerikane, masa të rrepta për sigurinë kufitare, rritje pagash për punonjësit e Rojeve Kufitare, financim për projektin “Kupola e Artë” (Golden Dome).
Trump falënderoi kryetarin e Dhomës, Mike Johnson, duke e quajtur ligjin historik dhe u bëri thirrje senatorëve që ta miratojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, duke shtuar: “Nuk ka asnjë minutë për të humbur”.
Në të njëjtin postim, Trump sulmoi ashpër Demokratët, duke i akuzuar se kanë humbur çdo kontroll dhe enden pa drejtim. Ai tha se ata kanë harruar shkatërrimin e tyre zgjedhor dhe se po përpiqen të rikthejnë politikat e kufijve të hapur dhe të lejojnë burrat të marrin pjesë në sportet e femrave. Ai përfundoi duke thënë: “Asgjë nga këto nuk do të ndodhë më kurrë.”
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka folur për marrëdhëniet që ka zhvilluar me SHBA-në d...
pamje nga vendngjarja SHBA- Një aksident ajror është shënuar ditën e sotme në një lagje të San Diegos, duke shkakt...
Foto ilustruese SHBA- Në incident është regjistruar në SHBA nga ku raportohet se rojet e sigurisë në selinë e CIA-s...
viktimat SHBA- Dy punonjësit e ambasadës izraelite në SHBA, të cilët u vranë nga të shtënat me armë ...
foto ilustruese GAZË- Furnizimet me miell dhe ushqim do të fillojnë të mbërrijnë të enjten te disa nga banorët m&eu...
george simion RUMANI- Gjykata më e lartë e Rumanisë të enjten e ka hedhur poshtë si të pabazuar një kërkesë p&...
macja KRETË- Lëkundja e fortë sizmike që goditi mëngjesin e sotëm në Kretë nuk u ndje vetëm nga njerëzit...
Nenanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi se po forcon masat e sigurisë në misionet diplomatike izraelite në ...
taku eto JAPONI- Kur ministri i Bujqësisë i Japonisë deklaroi se nuk i është dashur kurrë të blejë oriz sepse mb&eu...
foto ilustruese LITUANI- Një nismë ambicioze e Bundeswehr-it (Ushtria gjermane) po merr formë: Dislokimi i rretth 5000 ushtareve dhe ushtar&...