Aktualitet

Bota solidarizohet me tragjedinë në Bejrut, ‘vesh’ ndërtesat me flamurin e Libanit, fondi i ndihmës kalon 3 milion paund

Bota është sensibilizuar me Libanin, teksa prej ditës së djeshme është hapur një fond për mbledhjen e ndihmave, që ka kapur shifrën mbi 3 milion paund. Gjithashtu shtete të ndryshme, janë ngjyrosur më ngjyrat e flamurit të Libanit.
Featured image of article: Bota solidarizohet me tragjedinë në Bejrut, ‘vesh’ ndërtesat me flamurin e Libanit, fondi i ndihmës kalon 3 milion paund

LIBAN-E gjithë bota është sensibilizuar pas tragjedisë në kryeqytetin e Libanit, Bejrutin. Gjatë ditës së djeshme është krijuar një fond nga organizata jo-fitimprurëse Impact Liban, për të mbledhur ndihma. Deri më tani mësohet janë mbledhur më shumë se 3 milion paund.

Donatorë nuk kanë qenë vetëm qeveritë, por edhe individë të ndryshëm. Ndërkohë shumë shtete kanë ofruar ndihma financiare dhe materiale për Libanin. Britania e Madhe do të dërgojë deri në 5 milion paund në Bejrut. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab.

Njëkohësisht, në disa shtete të botës, ndërtesat janë ndriçuar me ngjyrat e Libanit. Ndër to edhe kulla gjigande në Dubai, Burj Khalifa, kulla në Doha të Katarit dhe monumenti në Belfast.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 113 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment