Bota

Bota në luftë me Covid-19/ Mbi 980 mijë viktima në rang global, Izraeli planifikon bllokim më të rreptë

Pandemia e koronavirusit po gjunjëzon botën, pasi në mbi 200 shtete janë infektuar deri më tani 32,101,060 dhe kanë vdekur 982,020 mijë të tjerë. Lajmi i mirë është se të paktën 23,682,042 prej tyre janë shëruar totalisht nga virusi vdekjeprurës. E siç duket me rritjen ditore të bilancit në shtetet e prekura, Covid-19 do të vijojë të jetë ende një kërcënim për botën.
Featured image of article: Bota në luftë me Covid-19/ Mbi 980 mijë viktima në rang global, Izraeli planifikon bllokim më të rreptë Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 7,139,553 të infektuar dhe janë shënuar 206,593 vikitma. Gjithashtu  COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në  5,732,518 që prej fillimit të pandemisë. Ndërsa në të gjithë territorin e Indisë janë raportuar 91,173 viktima.

Edhe në Meksikë situata është shumë shqetësuese, pasi numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 74,949, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 601 pacientë me Covid-19.Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 139,065 viktima dhe 4,627,780 milionë të infektuar.

Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 19,799.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 85,314 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 7 raste të reja, por lajmi i mirë është se në 5 muajt e fundit nuk ka asnjë viktimë.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,758 viktima dhe në Francë 31,416, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 30,904.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

  • 12:25

    Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Gjermani, mbi 2 mijë raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

    GJERMANI- Gjermania po përballet me një rritje të rasteve të infektimit me Covid-19.
    Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermania ka pasur mbi 2 mijë raste infektimi, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 279,205 që prej fillimit të shpërthimit.

    Ndërkohë kanë ndërruar jetë mbi 17 persona dhe numri në total i vdekurve tashmë ka arritur në 9,508.

    Nga ana tjetër në botë po shihet një rritje e bilancit ditor të infektimit ku shifra totale ka shkuar mbi 32 milionë, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 982.020 persona dhe janë shëruar 32.101,060 të tjerë.

    Burimi:Worldometers

  • 11:02

    “Betejë e ashpër” me Covid-19, Izraeli do të shtrëngojë masat parandaluese për koronavirusin

    IZRAEL- Izraeli është një nga vendet që ka shënuar shifrën më të lartë të infektimeve nga koronavirusi dhe për pasojë ka vendosur t’u rikthehet masave izoluese.

    Sipas TheGuardian, Izraeli pritet ti shtrëngojë masat parandaluese ditën e nesërme dhe dhe ka publikuar një listë të masave që do përfshihen. Pothuajse i gjithë transporti publik do të mbyllet. Një pjesë e biznese nuk do të lejohen të punojnë. Shkollat që ishin menduar të hapeshin do të qëndrojnë akoma të mbyllura.

    Protestat do të kufizohen, ndërsa grumbullimi i njerëzve do të lejohet deri në 20 persona. Vendet e tyre te shenjta si (Sinagogat) do të mbyllen.

    Aeroporti kryesor i vendit, Ben-Gurion do të ndalojë të gjitha fluturimet. Bllokimi i rreptë do të zgjasë deri në fund të festave të tyre, më 11 tetor. Kryeministri, Benjamin Netanyahu ka thënë se ai zgjodhi të zbatojë kufizimet gjatë periudhës së pushimeve për të zvogëluar ndikimin tek bizneset pasi do të duhet të qëndrojnë mbyllur.

    Nivelet e infektimit me Covid-19 në Izrael janë rritur. Të mërkurën ministri i shëndetësisë raportoi afër 7,000 raste të reja infeksioni, më shumë se dyfishi i numrit të rasteve ditore krahasuar me fillimin e muajit.

     

     

Shto Koment