Bota

Bota në luftë me Covid-19/ Mbi 689 mijë viktima në mbarë globin, Brazili regjistron mbi 93 mijë të vdekur nga pandemia

Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 18,033,990 persona. Ndërkohë 689,070 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 11,338,967 qytetarë.
Featured image of article: Bota në luftë me Covid-19/ Mbi 689 mijë viktima në mbarë globin, Brazili regjistron mbi 93 mijë të vdekur nga pandemia Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,764,522 të infektuar dhe janë shënuar 157,901 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 47,472, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 784 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 93,616 viktima dhe 2,708,876 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5.427 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 14,128.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 84,385 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 49 raste të reja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,146 viktima dhe në Francë 30,265, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,445.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

  • 17:54

    Parashikimi i frikshëm: 19 mijë amerikanë mund të vdesin në 20 ditët e ardhshme

    Foto ilustruese

    Lajmi i mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është se ditët e fundit numrat e rasteve të reja me Covid-19 çdo ditë në rreth 27 shtete kanë rënë në përgjithësi këtë javë, në krahasim me javën e kaluar. Por lajmi i keq është se ekziston ende frika për një shpërthim tjetër të fortë të rasteve të reja dhe rritjes së vdekjeve.  Në bazë të raportimit të mediave të huaja, është mësuar se SHBA ka raportuar më shumë vdekje të lidhura me koronavirusin se kudo tjetër në botë ndërkohë sëfundmi CNN shkruan se 19 mijë amerikanë të tjerë mund të vdesin gjatë tre javëve të ardhshme.  Ky parashikim i botuar nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thotë mbi 19 mijë vdekje do të ndodhin në SHBA deri më 22 gusht. Të paktën 154,447 amerikanë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë. Në të gjithë vendin, udhëheqësit lokalë dhe ekspertët e shëndetit publik u kanë bërë thirrje banorëve që të mos thyejnë rregullat dhe të mos organizojnë festa, veçanërisht midis grupeve të reja, ku po ushqejnë përhapjen e virusit. Ndërsa disa shtete anembanë Jugut duket se janë duke arritur kulmin e tyre.  CDC thotë se viktimat e reja ka të ngjarë të rriten në Alabama, Kentucky, New Jersey, Porto Riko, Tenesi dhe Uashington.

  • 17:35

    Australia jep shpresë/ Vaksina kundër Covid-19 e testuar te njerëzit kalon fazën e parë

    Foto ilustruese

    Situata e Covid-19 është teje e vështirë në mbarë botën, du ditë pas dite po shënohet një numër i lartë i të infektuarëve dhe të viktimave. Ndërkohë sëfundmi është zbuluar se rezultatet e para të vaksinës australiane kundër  Covid-19  kanë rezultuar pozitive.  Siç kanë raportuar edhe mediat e huaja, në testet e fazës 1 ka treguar se është e sigurt dhe se prodhon një përgjigje të imunitetit.  Ndërkohë provat janë zhvilluar në Universitetin Flinders të Adelaides, është i pari mes vaksinave kandidate që po zhvillohen në Australi që ka kaluar fazën 1 të eksperimentimit. Më tej bëhet me dije se me dije se vaksina iu është dhënë këtë muaj 40 vullnetarëve të shëndetshëm, asnjëri prej të cilave nuk ka pasur efekte anësore domethënëse ose temperaturë.  “Kemi konfirmuar se vaksina Covax 19 mund të sjellë përgjigje të përshtatshme të antitrupave te njerëzit.”- është shprehur Nikolai Petrovsky, drejtori i Endokrinologjisë i Flinders Medical Center.

  • 17:21

    Ka vrarë mbi 600 mijë njerëz/ Si e dëmton trupin e njeriut Covid-19

    Foto ilustruese

    Pandemia COVID-19 është sëmundja që ka vrarë deri më tani afro 700 mijë persona në mbarë botën dhe vijon ende të infektojë njerëz. Ky virus transmetohet përmes stërklave, të padukshme të përcjella në ajër kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Këto stërkla mund të prekin tek njerëzit që janë afër ose sipërfaqe që prekin të tjerët. Në këtë mënyrë, këto grimca virale mund të kalojnë nga duart e njerëzve në hundët ose gojët e tyre, ku thithen në pjesën e pasme të fytit dhe rrugëkalimeve të hundës. Transmetimi gjithashtu mund të ndodhë kur një person prek sytë. “Grimcat virale janë të pajisura me proteina në formë gishtash. Këto maja, janë ato që u mundësojnë grimcave të lidhen me receptorët në sipërfaqen e qelizave, si një çelës që hap një derë të mbyllur. Virusi është në gjendje të fillojë procesin e hyrjes brenda dhe replikimit. Virusi derdh materialin e tij gjenetik, ose ARN-në, në qelizë. Kjo i mundëson virusit të marrë kontrollin e metabolizmit të qelizës dhe makinerisë së replkimit, për të prodhuar më shumë kopje të ARN së vet.”-ka shpjeguar Carl Fichtenbaum, një specialist i sëmundjeve infektive në Kolegjin e Mjekësisë në Universitetin e Cincinnatit. Më tej Fichtenbaum thotë se ky virus i dëmton shumë indet e shëndetshme të trupit. “Teksa virusi shumëfishohet, ai nxit reagimin e imunitetit të trupit. Simptomat zhvillohen pasi indet më parë të shëndetshme dëmtohen dhe pësojnë inflamacion, dhe mund të përfshijnë një dhimbje të fytit, lodhje, kollitje dhe, ndonjëherë, temperaturë. Dhe nëse virusi shkon mjaft larg në mushkëri, thotë Fichtenbaum, mund të shkaktojë marrje fryme dhe dhimbje në gjoks.”- ka thënë ai.

  • 16:38

    Shkencëtarja kineze bën deklaratën e fortë: Koronavirusi është krijuar në një labortator të ushtrisë kineze

    Li Meng-Yan

    Koronavirusi është përhapur prej më shumë se 6 muajsh në mbarë botën dhe situata nuk është aspak e qetë, ku ditë pas dite shënohet bilance të frikshme të viktimave nga ky virus. Ndërkohë sëfundmi një virologe kineze që u largua në fshehtësi nga Kina drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga frika se mund të vritej, ka bërë një deklaratë të fortë mvi pandeminë. Ajo shprehet se virusi vdekjeprurës që po shkakton mijëra viktima në mbarë botën, e ka origjinën nga një laborator ushtarak.  Specialistja e virologjisë në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, Li Meng-Yan ka thënë se është e bindur se Covid-19 ka lidhje me një laborator që është nën kontrollin e ushtrisë kineze.  Prej kohësh Kina është nën sulmin e shumë vendeve të cilat e akuzojnë se ka fshehur të vërtetën rreth ditëve të para të përhapjes së pandemisë, akuza të cilat i ka mohuar kategorikisht. Ndër të tjera doktoresha Li siguron se e ka zbuluar që pandemia e kishte origjinën nga ky laborator ndërsa ishte duke studiuar transmetimin e virusit nga njeriu tek njeriu. Në një deklratë për mediat britanike ajo tha se gjetjet e saj nuk u morën seriozisht nga drejtuesi i saj. “Kisha arritur në përfundime të qarta se virusi kishte dalë nga një laborator i ushtrisë së Partisë Komuniste. Tregu i kafshëve të egra në Ëuhan ishte vetëm një diçka për të tërhequr vëmendjen. E dija se që në momentin e parë që do të flisja mund të zhdukesha, njësoj si protestuesit në Hong Kong.– tha Li.

  • 12:44

    “E dija që herët a vonë do të vinte një pandemi!” Virologia italiane: Nuk isha aq e befasuar, pandemitë ndodhin

    Virologia italiane, Ilaria Capua.

    Pandemia Covid-19 ka vrarë mbi afro 700 mijë njerëz deri më tani në mbarë botën, por ende situata vijon të mbetet shqetësuese për sa kohë shifrat e rasteve të reja dhe viktimave janë në rritje. Së fundmi sa i përket kësaj situate të vështirë, virologia e njohur italiane, Ilaria Capua ka deklaruar se pandemia e Covid-19 nuk ishte një befasi për të pasi i studion këto raste prej 30 vitesh.  Në deklaratën e saj ajo ka hedhur poshtë idenë se koronavirusi doli nga një laborator duke treguar se lindin nga kafshët, por ajo i ka bërë thirrje të njerëzve që të nxjerrin një mësim nga e gjithë kjo situatë.  “Unë e kam studiuar këtë temë për më shumë se 30 vjet në laborator, sepse këto viruse lindin gjithmonë nga rezervuari i kafshëve. E dija që herët a vonë do të vinte një pandemi! Nuk isha aq e befasuar. Ne duhet të kuptojmë mesazhet që kjo pandemi po na i përplas në fytyrë. Një pandemi nuk ju shpëton nga tjetra, ndodhin pandemitë, do të vijë një pandemi tjetër. Kjo pandemi është duke na ulëritur se qytetet, nuk po ia dalin dot. Ne që jemi marrë me shkencë për një kohë të gjatë duhet të bëjmë një vetëkritikë të madhe. Për një kohë të gjatë ata u thanë vendimmarrësve, politikanë, sipërmarrës, intelektualë që do të vinte një pandemi. Por askush nuk e besoi. Ne kemi një përgjegjësi të madhe, shkenca nuk duhet të zbulohet, por duhet të jetë e endur në arsyetim dhe në jetën e përditshme.”– u shpreh Capua.  Kujtojmë se Italia është një ndër vendet më të goditura nga virusi, ku tashmë numëron mbi 35 mijë viktima dhe më shumë se 247 mijë të sëmurë nga ky virus.

  • 12:04

    Mbi 680 mijë viktima në botë nga Covid-19/ OBSH: Situata mbetet ende shqetësuese

    Kreu i OBSH.

    Në një kohë që situata e pandemisë së Covid-19 është teje e rënduar në mbarë globin, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se COVID-19 përbën ende një emergjencë ndërkombëtare. Ditët e fundit OBSH ka mbledhur në një takim Komitetin e Emergjencës, për të vlerësuar situatën globale dhe për të ofruar rekomandime për përgjigjen mbi epideminë.  Pas takimit, komiteti ra dakord unanimisht se pandemia është një kërcënim për shëndetin publik dhe se rreziku i saj në nivel global mbetet shumë i lartë.  Komiteti i Emergjencës inkurajoi individët dhe të rinjtë në veçanti që të jenë vigjilentë, me qëllim parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së COVID-19.  Ndër të tjera Komiteti përgatiti një seri këshillash për t’i zbatuar kundër pandemisë, si edhe sugjeroi që OBSH-ja të bashkëpunojë me organizatat globale dhe rajonale dhe të mbështesë shtetet anëtare në garantimin e shërbimeve shëndetësore, me qëllim diagnostikimin dhe kujdesin në raste infektimi.

  • 11:51

    Covid-19 “mposht” Australinë/ Victoria u nënshtrohet kufizimeve të rrepta pas shtimit të rasteve të reja

    Daniel Andrews

    Australia nuk po gjen qetësi sa i përket situatës së vështirë të krijuar nga pandemia. Ditë pas dite atje është parë një rritje e ndjeshme e rasteve të reja me virus dhe viktimave. Sipas mediave të huaja mësohet se për shkak të përkeqësimit të situatës në Victoria, qeveria ka shpallur kufizime të reja dhe shumë të rrepta. Victoria do të kalojë në fazën e katër kufizimeve në orën 18:00 ditën e sotme duke vendosur kufij në lëvizjen e njerëzve.  Shtetrrethimi gjatë natës nga ora 20:00 deri në 05:00, do të zbatohet në të gjithë Melbourne.  Ndërsa raportohet se arsyet e vetme për t’u larguar nga shtëpia gjatë këtyre orëve do të jenë puna dhe kujdesi mjekësor. Banorët e Melburnit do të lejohen të blenë dhe ushtrojnë ushtrime brenda 5 km të shtëpisë së tyre. Gjithashtu të gjithë studentët në të gjithë shtetin do t’i rikthehen mësimit online nga shtëpia dhe qendrat e kujdesit për fëmijët do të mbyllen. Vendim ky që vjen si pasojë e rritjes së infektimeve, ku vetëm në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 651 raste të reja duke e çuar numrin total të të sëmurëve në 11.557.

  • 11:37

    Respektuan distancën sociale/ Asnjë pelegrin nuk është infektuar me COVID-19 gjatë Haxhit në Mekë

    Pamje nga myslimanet ne Haxh

    Ndyshe nga vitet e tjera 2020 ishte krejt ndryshe për besimtarët myslimanë që shkojnë në Mekë gjatë këtij muaji. Teksa numri i persona që kanë marrë pjesë në haxhillëkun e këtij viti ka qenë shumë i ulët krahasuar me një vit më parë, Ministria e Shëndetësisë e Arabisë Saudite ka deklaruar se asnjë pelegrin që ka marrë pjesë në haxhillëkun e këtij viti nuk është infektuar me Covid-19 deri më tani.  Mësohet se rituali mysliman, i cili nisi të martën dhe përfundon të dielën, zakonisht mbledh mbi dy milion njerëz, por me shpërthimin e koronavirusit, autoritetet saudite u detyruan t’ua ndalojnë haxhillëkun shtetasve të huaj këtë vit.

  • 11:21

    Qeveria amerikane arrin marrëveshjen për blerjen e 100 milion dozave të vaksinës kundër COVID-19

    Foto ilustruese

    Covid-19 nuk po zhduket lehtë nga mbarë bota, e për këtë arsye shumë grupe shkencëtarësh dhe ekspertë të shëndetësisë po punojnë për krijimin e një  vaksine kundër Covid-19.  Së fundmi dy kompani të mëdha farmaceutike do të furnizojnë qeverinë e SHBA-së me 100 milion doza të një vaksine eksperimentale kundër COVID-19. Sikurse shkruajnë edhe mediat e huaja, marrëveshja u nënshkrua me kompaninë franceze “Sanofi” si dhe me ndërmarrjen britanike GalxoSmithKline.  Qeveria amerikane do të paguajë deri në 2.1 miliardë euro për të furnizuar vaksina të mjaftueshme për 50 milionë njerëz, ndërsa parashikohet edhe mundësia edhe për blerjen e 500 milionë dozave të tjera. Kjo marrëveshje mes dy palëve vjen pas programit “Operation Warp Speed”, i cili ka për qëllim sigurimin e një vaksine kundër Koronavirusit deri në fundit 2020.

  • 10:51

    Humbi 35 % të parave që kishte kursyer/ COVID-19 frikëson koreanët, sterilizojnë paratë në mikrovalë dhe lavatriçe

    Parate e demtuara pas sterilizimit.

    Koronavirusi ka shkaktuar shumë ndryshime në jetën e mijëra njerëzve nëpër botë, pasi rregullat dhe masat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës janë primare tashmë. Të panikosur nga Covid-19 qytetarët e Koresë së Jugut kanë vendosur të sterilizojnë edhe paratë duke përdorur metoda të ndryshme. Ndër metodat që ata kanë përdour siç shkruajnë edhe mediat e huaja duken të çuditshme, por në të vërtetë janë reale. Ata i kanë futur paratë në mikrovalë dhe në lavatriçe për t’i dezifektuar.

    Kjo foto e siguruar nga Banka e Koresë tregon kartëmonedhat e dëmtuara pasi janë futur në mikrovalë në Korenë e Jugut. (Banka e Koresë përmes AP)

    Ndërsa Banka Qendrore e Koresë së Jugut ka njoftuar sëfundmi se banorët kishin zëvendësuar tre herë më shumë kartëmonedha të dëmtuara në gjashtë muajt e fundit si në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe shumica besohet se janë shkatërruar në një përpjekje për të dezinfektuar kartëmonedhat në një mënyrë krejtësisht të papërshtatshme. Një zyrtar i bankës qendrore është shprehur se vlera e përgjithshme e kartëmonedhave të dëmtuara që u kthyen në bankë mes janarit dhe qershorit pasi u dogjën në furrat me mikrovalë ose u lanë në makina larëse është 1.32 miliardë von ose rreth 1,1 milion dollarë. Një rast i përmendur edhe nga zyrtarët e bankës është një qytetar i identifikuar me emrin Um, i cili arriti në bankë për të zëvendësuar 35.5 milionë von që i kishte dëmtuar pasi i lau plotësisht në lavatriçe. Banka arriti të zëvendësojë vetëm 22.9 milionë von, pra ai ka humbur 35 % të parave që kishte kursyer.

Shto Koment