Bota

Bota në luftë me Covid-19/ Mbi 200 mijë viktima në SHBA, Britania e Madhe drejt mbylljes së dytë nga pandemia

Pandemia e koronavirusit po gjunjëzon botën, pasi në mbi 200 shtete janë infektuar deri më tani 31,788,295 dhe kanë vdekur 975,555 mijë të tjerë. Lajmi i mirë është se të paktën 23,404,190 prej tyre janë shëruar totalisht nga virusi vdekjeprurës. E siç duket me rritjen ditore të bilancit në shtetet e prekura, Covid-19 do të vijojë të jetë ende një kërcënim për botën.
Featured image of article: Bota në luftë me Covid-19/ Mbi 200 mijë viktima në SHBA, Britania e Madhe drejt mbylljes së dytë nga pandemia Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 7,098,291 të infektuar dhe janë shënuar 205,478 vikitma. Gjithashtu  COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në  5,646,010 që prej fillimit të pandemisë. Ndërsa në të gjithë territorin e Indisë janë raportuar 90,021 viktima.

Edhe në Meksikë situata është shumë shqetësuese, pasi numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 74,348, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 651 pacientë me Covid-19.Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 138,159 viktima dhe 4,595,335 milionë të infektuar.

Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 19,649.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 85,307 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 10 raste të reja, por lajmi i mirë është se në 5 muajt e fundit nuk ka asnjë viktimë.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,738 viktima dhe në Francë 31,416, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 30,904.

A.C/Dosja.al

  • 08:24

    Kriza e koronavirusit/ Tejkalon në 200,000 numri i viktimave në SHBA nga Covid-19

    Foto ilustruese

    Amerika është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite është regjistruar një numër i lartë i rasteve të reja dhe viktima nga Covid-19. Me bilancin e 24 orëve të fundit numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA ka shkuar mbi 200,000, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins (JHU).  Ndërkohë më shumë se 7 milion njerëz janë konfirmuar të infektuar me Covid-19 në SHBA që prej filllimit të pandemisë.  Arritja e numrit të viktimave në 200 mijë vjen pas rritjes së rasteve në në shumë shtete përfshirë këtu Dakotën e Veriut dhe Utah.  Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur ditën e djeshme se numri i ri i të vdekurve ishte një “gjë e tmerrshme” dhe pretendoi se Kina “duhej ta kishte ndaluar” virusin. Universiteti Johns Hopkins (JHU) ka mbledhur të dhëna të koronavirusit në SHBA dhe në rang global që prej fillimit të shpërthimit në fund të vitit të kaluar në Kinë. Ndërsa rasti i parë në SHBA u konfirmua në janar.

Shto Koment