Bota

Bota në “luftë” me Covid-19/ Bilanc i zi në Indi, 90 mijë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Pandemia e koronavirusit po gjunjëzon botën, pasi në mbi 200 shtete janë infektuar deri më tani 27,296,207 dhe  kanë vdekur 887,596 mijë të tjerë. Lajmi i mirë është se të paktën 19,379,478 prej tyre janë shëruar totalisht nga virusi vdekjeprurës. E siç duket me rritjen ditore të bilancit në shtetet e prekura, Covid-19 do të vijojë të jetë ende një kërcënim për botën.
Featured image of article: Bota në “luftë” me Covid-19/ Bilanc i zi në Indi, 90 mijë të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 6,460,421  të infektuar dhe janë shënuar 193,253 vikitma. Gjithashtu  COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në  4.204.613 që prej fillimit të pandemisë. Ndërsa në të gjithë territorin e Indisë janë raportuar 71.642 viktima.

Edhe në Mekisë situata është shumë shqetësuese, pasi numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 67,558, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 232 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 126,686 viktima dhe 4,137,606 milionë të infektuar.

Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 17,820.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 85,134 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 12 raste të reja, por lajmi i mirë është se në 5 muajt e fundit nuk ka asnjë viktimë.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,541 viktima dhe në Francë 30,724, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 29,418.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

  • 9:42

    Shtohen ndjeshëm rastet e reja me Covid-19, Italia zgjat masat kufizuese deri më 30 shtator

    Foto ilustruese

    Italia e quajtuar ndryshe epiqendra e koronavirusit në Europë për muaj me rradhë ka shënuar shifra të frikshme të të sëmurëve nga Covid-19 dhe të  viktimave. Por ditët e fundit shifrat e infektimeve në Itali kanë pësuar një rritje të ndjeshme, për këtë arsye qeveria italiane është detyruar të lë në fuqi akoma masat kufizuese, afati i të cilave përfundonte sot.  Kryeministri italian Conte, u shpreh se masat do të zgjasin të paktën deri më 30 shtator. Distanca sociale dhe përdorimi i maskave vijon të jetë në fuqi. Transporti publik do të vijojë me 80% të kapacitetit, ndërsa në autobusët e shkollës me 100% nëse udhëtimi zgjat më pak se 15 minuta.  Testet e koronavirusit, për udhëtarët që kthehen nga vendet me rrezik të lartë, janë të detyrueshme. Diskotekat do të vijojnë të jenë të mbyllura, ndërkohë ndeshjet e futbollit, do të vijojnë të zhvillohen pa prezencën e spektatorëve.

  • 9:19

    Britania e Madhe nuk gjen qetësi, regjistrohen 2,988 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

    Sekretari i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock.Pandemia e koronavirusit nuk po zhduket lehtë nga Britania e Madhe, pasi ditë pas dite po shënohen raste të shumta të viktimave dhe të të vdekurëve nga ky virus.  Në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 2.988 raste të reja të personave të infektuar nga koronavirusi, tregojnë të dhënat e qeverisë.  Ky është numri më i lartë i raportuar në një ditë të vetme që nga 22 maji dhe një rritje prej 1,175 të shtunën, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga qeveria britanike. Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se ai ishte “i shqetësuar” për një rritje të rasteve “kryesisht midis të rinjve”.  Ndërkohë janë regjistruar dy vdekje brenda 28 ditëve duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 41,551 në të gjithë territorin e Britanisë së Madhe. “Është shumë e rëndësishme që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre dhe të ndjekin distancimin shoqëror sepse nuk ka rëndësi sa vjeç jeni, sa i prekur mund të jeni nga kjo sëmundje, ju mund t’ua transmetoni sëmundjen të tjerëve. Pra, mos ua transmetoni sëmundjen gjyshërve tuaj nëse jeni një person i ri, të gjithë duhet të respektojnë distancimin social.”-   ka thënë Z. Hancock.  Pavarësisht nga rritja e ndjeshme e rasteve, Z. Hancock tha se qeveria ka të drejtë të rihapë shkollat për shkak të ndikimit tek fëmijët duke shtuar se vendet e punës të cilat janë rihapur janë “të sigurta për Covid”.

  • 8:37

    Kalon edhe Brazilin, India bëhet vendi i dytë në botë më i goditur nga pandemia, 90 mijë raste të reja në ditë

    Foto ilustruese

    India ka kaluar edhe Brazilin sa i përket shifrave të të infektuarëve nga virusi. Tashmë renditet në vendin e dytë pas SHBA,  pasi ka regjistruar më shumë se 90.000 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në  4.204.613 që prej fillimit të pandemisë. Ndërsa në të gjithë territorin e Indisë janë raportuar 71.642 viktima.  Kujtojmë se në fillim të  gushtit India u bë vendi i tretë në botë që i kaloi dy milion raste të konfirmuara. Në mars, vendi mori masa të rrepta bllokimi, por në qershor, edhe pse infektimet ditore ishin të larta, masat u lehtësuan për shkak të ekonomisë. Pandemia dhe bllokimi shkaktuan ndërprerje masive të aktiviteteve ekonomike gjatë tre muajve, duke bërë që ekonomia e Indisë të tkurret me 23.9%, rënia më e madhe që nga 1996.

Shto Koment