Sport

Bota është në karantinë totale, Elis Bakaj sot dha një asist në Bjellorusi

Skuadra e Bakajt aktualisht renditet e katërta në kampionat pas dy ndeshjesh
Featured image of article: Bota është në karantinë totale, Elis Bakaj sot dha një asist në Bjellorusi Elis Bakaj sot

Elis Bakaj është futbollisti më i pafat shqiptar i këtyre javëve. Kur e gjithë bota është në karantinë, ai duhet të luajë futboll në Bjellorusi.

Mesfushori sot ishte protagonist në fitoren e Dinamos së Brestit në kampionatin e vendit lindor të Europës, aty ku askush nuk pyet për koronavirus. Madje, ndihen krenarë që nuk ka vetizolim, ndryshe nga vendet e tjera të botës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bakaj asistoi golin e vetëm të skuadrës kampiones në fuqi të Bjellorusisë dhe ky ishte goli i vetëm i fitores 1-0. Stadiumi kishte mjaft tifozë, ndonëse më pak se herët e tjera. Skuadra e Bakajt aktualisht renditet e katërta në kampionat pas dy ndeshjesh.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment