Aktualitet

Bota e nëndheshme e KRIMIT goditi Santiago Malkon, kush janë anëtarët e klanit ‘Duka’ që po zaptojnë ‘territor’ në Tiranë

  • Ekskluzive/ Skandali, ish-polici Santiago Malko, pjesë e Inspektoriatit të Pyjeve, në punë edhe ditën e ekzekutimit
  • Burime nga grupet hetimore bëjnë me dije se kjo bandë po hetohet imtësisht në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, ku ish-polici u ekzekutua me 10 plumba.
    Featured image of article: Bota e nëndheshme e KRIMIT goditi Santiago Malkon, kush janë anëtarët e klanit ‘Duka’ që po zaptojnë ‘territor’ në Tiranë Santiago Malko dhe vendi i krimit

    TIRANË– Eliminimi i ish-policit Santiago Malko mund të jetë bërë nga dy anëtarë të një grupi kriminal që po fiton ndjeshëm terren në Tiranë. Dosja.al ka mësuar se pista kryesore ku po heton policia në lidhje me ekzekutimin e Malkos është klani “Duka” dhe dy anëtarët e saj janë dy të dyshuarit kryesorë në dosjen e “Santiagos”.

    Burime nga grupet hetimore bëjnë me dije se kjo bandë po hetohet imtësisht në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, ku ish-polici u ekzekutua me 10 plumba.

    Gjithsesi kjo mbetet vetëm një pistë e dyshimtë hetimi, pasi deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. Motivi mendohet të jetë rivaliteti mes bandave përkatëse, pasi siç është raportuar deri më tani, Malko ishte mjaft mik me Ervis Martinajn dhe pjesë e bandës së tij gjithashtu.

    Mes dy grupeve gjatë kohëve të fundit nuk kanë munguar zënkat dhe sherret, për të cilat burime nga grupi hetimor tregojnë për Dosja.al se nuk janë regjistruar si ngjarje në polici.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Zyrtarisht policia ka deklaruar se janë shpallur në kërkim dy persona me inicialet D.A dhe L.D., që dyshohet se mund të kenë lidhje me ekzekutimin e babait të dy fëmijëve.

    Santiago Malko u ekzekutua para  10 ditësh në zonën e “Xhamllikut” në kryeqytet, ndërsa sot Dosja.al ka zbuluar të tjera të dhëna ‘gozhdojnë’ institucionet shtetërore lidhur me përfshirjen e ish-policit në sistem.

    Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht se Santiago Malko, 26 vjeç pas tërheqjes nga Policia e Shtetit ishte punësuar në Inspektoriatin e Mjedisit dhe Pyjeve.

    Dosja.al

    Shto Koment