Sport

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë në mënyrë të papritur ylli amerikan  

Michael Ojo ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një ataku në zemër gjatë stërvitjes.
Featured image of article: Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë në mënyrë të papritur ylli amerikan   Michael Ojo

SERBI-Basketbollisti i Crvena  Zvezda, Michael Ojo ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një ataku në zemër gjatë stërvitjes. Sipas mediave ndërkombëtare 27-vjeçari po bënte stërvitje individuale me Partizanin e Beogradit kur ra në tokë pas atakut.

Në momentin që u transportua në spital mjekët thanë se në të nuk kishtë shenja jete, edhe pse ai  më parë nuk kishte treguar ndonjë shenjë sëmundje, si edhe nuk kishte probleme me zemrën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ojo vendosi që të linte pas Floridën për të vazhduar karrierën në Serbi, ku në 2017 ai u aktivizua Crvena  Zvezda . Në 2018-ën Ojo fitoi superkupën e ABA-së, ndërsa në 2019-ën fitoi kampionatin e Serbisë.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment