Rajoni

Bosnja e Hercegovina nuk e njeh Kosovën

Dodiku pritet t’i drejtohet Asamblesë për njohjen e Kosovës, e aty pritet që qëndrimi i tij të mbështetet.
Featured image of article: Bosnja e Hercegovina nuk e njeh Kosovën Pamje nga takimi mes zyrtareve boshnjak.

KOSOVË– Ditën e sotme pas mbledhjes së rregullt të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe dy seancave të jashtëzakonshme, një anëtar i këtij institucioni shtetëror, Zhelko Komshiq është shprehur se  ai dhe kryesuesi, Shefik Xhaferoviq, kanë votuar që Bosnje e Hercegovina ta njohë Kosovën, e se Milorad Dodik është kundër këtij vendimi.

 “Dodiku nuk ka pranuar njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Votuam 2 me 1 për këtë vendim. Ai ishte kundër dhe kjo do të jetë çështje për javët e ardhshme. Pritet që Dodiku të kërkojë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe dhe të prezantojë aty çështjet ku Kosova lidhet me storie të rrezikshme që mund të përshkallëzojë në storie ndarjeje, dhe besoj se e dini të gjithë ku shpien kjo.”- është shprehur Komshiq.

Dodiku pritet t’i drejtohet Asamblesë për njohjen e Kosovës, e aty pritet që qëndrimi i tij të mbështetet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera Komshiq ka bërë të ditur se ai dhe Xhaferoviq kanë votuar kundër iniciativës së Dodikut që ambasada e BeH-së të zhvendoset në Jerusalem.

Sa i përket çështjes së “Mini-Schengenit”, presidenca e Bosnje e Hercegovinës ka vendosur ta përkrahë, por fillimisht duhet parë se si është paraparë bashkëpunimi.

(A.K;a.c/dosja.al)

Shto Koment