Aktualitet

Bosi më i madh i krimit turk mund të fshihet në Shqipëri? Artan Hoxha: Ish-mbështetësi i Erdogan kërkohet edhe në vendin tonë

Gazetari ka treguar se ka qenë ish-mbështetës publik i presidentit Erdogan, dhe pas përplasjes më këtë të fundit, është larguar drejt vendeve të Ballakanit.
Featured image of article: Bosi më i madh i krimit turk mund të fshihet në Shqipëri? Artan Hoxha: Ish-mbështetësi i Erdogan kërkohet edhe në vendin tonë Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer gjithë zanafillën e bosit të mafias turke që është shpallur në kërkim, Sedat Peker, i cili është parë të lëvizë edhe në Shqipëri.

Hoxha tha në emsionin ‘Opinion’ se ai është bosi tipik i krimit që shfaqet në telenovelat turke, dhe është mjaft i mediatizuar, Gazetari ka treguar se ka qenë ish-mbështetës publik i presidentit Erdogan, dhe pas përplasjes më këtë të fundit, është larguar drejt vendeve të Ballakanit.

Është cilësuar si një bosët më të fuqishëm të mafias turke. Peker ka qenë në burg nga vitit 2004 deri në vitin 2014, i dënuar fillimisht me 15 vite burg, po që kreu vetëm 10 vite. Është vënë në krye të një organizate që ka një aktivitet të shtirë në Turqi , që ka kryesisht krim të orgzniuar, vrasje, rrëmbime, krime të këtij karakteri. Në vitin 2015 është parë me një takim me Presidentin Erdogan. Unë i kam siguruar ato foto. Nga 2015-2018 ai ka qenë zyrtarisht një mbështetës i presidentit turk. Është një përson mjaft i mediatizuar. Ai mburret që ka 1.6 mln ndjekës në Facebook, Instagram dhe Tëitter. Është një personazh ndryshe nga bosërt e tjerë të krimit”, tha Hoxha.

Gazetari ka treguar se pas një përplasje me presidentin turk ka bërë që Peker të ‘strehohet’ në Ballkan. Ai ka marrë një leje qëndrimi në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, ndërsa kërkohet edhe në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas 2018-tës ka pasur një përplasje me presidentin turk. Nga ai moment ku ka filluar një operacion i policisë turke. Para dy muajsh policia ka arrestuar 49 persona të grupit të tij. Ai vetë nuk është arrestuar, u largua nga Turqia, ku ka qëndruan në Kosovë ku ka hapur një biznes të regjistruar. Është takuar me kryetarë të partive të pakicave turke në RMV dhe Kosovë si dhe partive boshnjake në Mal të Zi e po ashtu partive që kanë drejtim fetar dhe nacionalist në Bosnje. Luan shumë me kartën e nacionalizmit.Ai është arrestuar në Maqedoni në fillim të vitit pasi i kishte skaduar leja. Unë jam interesuar dhe më rezulton se ky personazh, unë e kam parë në Vlorë me 5 makina. E thashë, gjëja që e dallon atë është që nuk lëviz kurrë i pashoqëruar. Ky ka lëvizur në Vlorë, unë e kam parë diku në muajin Shkurt. Kërkohet midis të tjerave edhe në Shqipëri. Është nga personazhet tipikë që paraqitet në telenovelat turke. Nga mënyra si vishet, si del, si përfshihet në rrjetet sociale, i duket sikur i bën karshillëk autoriteteve kudo që shkon”, tha Hoxha.

Bosi turk i krimit, Sedat Peker i cili në Turqi konsiderohet si një ndër personat më të rëndësishëm të ‘operacioneve mafioze’ që nga vitet e 90-ta, në dy vitet e fundit ka gjetur strehim në Kosovë dhe vendet të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërsa është strehuar edhe në Shqipëri.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment